• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hasan Spahiu i Libohovës

13/02/2023
Hasan Spahiu i Libohovës

Nga Kristo MËRTIRI

Ditën e shtunë, libohovitët brenda e jashtë Shqipërisë, festuan 80 vjetorin e Clirimit nga pushtuesit nazifashistë dhe shërbëtorët e tyre sahanlëpirës. As që u shkoi mendja te protesta-miting e Doktorit në metropol. Rrapi 5 shekullor në zemër të qytetit, që fal hije dhe freski me bollëk në mbi 1000 metra katrorë, ashtu krenar e dinjitoz priti e përcolli ish partizanë e pasardhës të tyre, mërmëriti e mbajti iso burrërisht përmes këngëve popullore kushtuar Clirimtarëve të gjallë e të vdekur, mbi 100 Dëshmorëve të Lirisë e Demokracisë së vërtetë, djemve dhe vajzave të nënave që falën jetën në lule të jetës për të mos patur kurrë pushtues, shtypës e të shtypur !

/Si yll i pashuar karvani është e do të mbetet intelektuali, patrioti i madh e udhëheqës i djalërisë shqiptare, Mësuesi i Popullit, jataku i ngrohtë i bujkut dhe i vegjëlisë e sic shkroi Luigj Gurakuqi mbi kurorën e tij në Vlorë: “Më të madhit idealist shqiptar, Avni Rustemi !”. Historia mban shënim të mirin e të ligun ! Peshorja e saj nuk gabon kurrë. Nuk besoj të ketë shembull të dytë në botë : Zemra e djaloshti hero libohovit, u ruajt mbi 40 vite pranë zemrave vlonjate ! Se vërtet e balsamosi me lotë e psherëtima mjeku i shquar , Sezai Como (libohovit 24 karat), por ishte populli që e mbajti gjallë në këngë e ligjërime, në buste e emërtime atë “shtyllë Demokracie”, atdhetarie, trimërie e mencurie. Sic pohonte gazeta “Politika” në 24 prill 1924, “plumbi feudal ka goditur idealin shqiptar” apo “Avniu thërret për bashkim e për betim”.

…Libohovitët e vërtetë e duan shumë Libohovën dhe figurat e ndritura të saj. P.sh. një Degë e Shoqatës Atdhetare “Avni Rustemi” ka vite që gjallon edhe në Boston, në SHBA. Gazeta me emrin e qytetit të lindjes rrëzë malit Bureto, ka mbi 2 dekada që shkon dorë më dorë te mërgimtarët e kësaj krahine emërmadhe. E dini kush është në krye të saj ? Është Vasil Malita, 102 vjec ! Tjetër. Bija e kësaj treve, Nexhmie Zaimi, ishte gazetarja e parë shqiptare te “Neë York Time” dhe te “Zëri i Amerikës”. Deri në vitin 1913, mbi 20 djem nga ky qytet kishin mbaruar studimet e larta për Mjekësi në Universitetin e Stambollit etj.

Kur u mblodh tani së fundi Shoqata Atdhetare-Kulturore “Avni Rustemi” në Tiranë, në mbyllje të atij takimi të bukur e vëllazëror, Bexhet Cobani i papërtuar i dhuroi secilit pjesmarrës një libër të ri voluminoz me të dhëna historiko-gjeografike dhe klimatike të krahinës së Libohovës (në vështrimin e parë, e qeshura dhe sytë e Bexhetit më shembëllyen me ish kolegun tim të Radiotelevizionit, të paharruarin Agron Cobani !). Vecse ai libër serioz ishte vërtet “si qershia mbi tortë”. Dhuruesi qe bashkëautor me Besnik Ismailatin dhe Emin Beqarin. Pasuri e vecantë për krahinën, brezin e ri, studiuesit, administratën e lexuesit që do mësojnë jo vetëm guidën turistike, por edhe kujtimet e Celebiut, Bajronit etj. Ose legjendën e Rrapit shumë të mocëm që nuk u tha e nuk i shteroi uji kurrë. Por mua, si ish korrespondent i Jugut, më ndezën meditimin natyrshëm disa kujtime të cmuara për udhën 115 vjecare të Arsimit Shqip në Libohovë (1908), e sidomos për një emblemë mësuesie që vendalinjtë e respektuan shumë, intelektualin e Dritës së Diturisë, Hasan Spahiun e rrallë. Ish nxënës ekselent në Shkollën Teknike “Harri Fulc” në Kavajë. Me disa gjuhë të huaja, zotëruar mjeshtërisht e pa kurrfarë fodullëku. Vonë mësova se paska qenë edhe një nga poetët lirikë të viteve ’30 të shekullit që iku, por edhe përkthyes skrupuloz i 8 librave artistikë e teknikë. Paska lënë me dorën e vet edhe rrëfimet personale të titulluara thjesht “Kujtimet e një mësuesi”. Bukurshkrimi i tij i vecantë të befason. Disa fletë origjinale i ruan me dashuri edhe miku im Agim Demi, nipi i Shazies (bashkëshortes), mësueses dhe gruas fisnike që e respektuan edhe gurët e drurët, tërë njerëzia. Një cift i ndritshëm që rrezatoi vetëm dituri, mirësi, përkushtim dinjitoz në breza, model i papërsëritshëm qytetarie e profesionalizmi. Fjala vjen, Shazia antifashiste e orëve të para, sa qe mësuese, gjysmën e rrogës ia jepte motrës (nëna e Agimit) që burri i iku në atë botë dhe e la me 3 fëmijë të vegjël ! I ndrittë shpirti atje në Bolëngë të Përmetit, ku prehet krah për krah me Hasanin…

Kujtoj vitin 2008, kur Agimi arkivist i vjetër botoi një përmbledhje interesante për 100 vjetorin e Shkollës Shqipe në Libohovë. Një tjetër pasuri e pacmuar. Mirëpo,pasuri mbi cdo pasuri materiale e monetare do të mbeten emrat dhe kontributet dritëshumta të libohovitëve Urti Osmani(Cano), Mësuese e Popullit; Abedin Cici (shkencëtari i famshëm i Frutikulturës, ish partizani që provoi edhe qelitë e burgut, djalë Dëshmori i Atdheut, që u ringrit e shkëlqeu si agronom në ngritjen e Kurorës së gjelbër të Tiranës); Haki Bejleri violinist i talentuar dhe folës i mrekullueshëm për 30 vite në Radio-Tirana, përkthyes i veprave letrare e filozofike por edhe i kryeveprave botërore operistike të Verdit, Pucinit, Bizesë, Rosinit etj dhe që emri i tij cuditërisht nuk përmendej gjëkundi (?!); Servet Pasho pedagog i mencur në Gjeologji; Bajram Avdiu, Mësues i Merituar; Jorgo Malita, matematikani e Profesori i rritur jetim, se babai i dha shpirt në kampet shfarosëse të Fashizmit në Itali; Fotaq Diamanti gjeolog e pedagog i nivelit europian; Abedin Nepravishta ish anëtar i Komisionit Nismëtar të Kongresit të Lushnjës; Nizamudin Bejleri; Eqrem Gjata; Halil Zhuzhuni; Hiqmet Roshi, Kadri Gjata (Kumbaro), Sherif Ruli etj. Një armatë e tërë mëncurie e atdhetarie ! Shkolla ku drejtonte Hasan Spahiu (I cili erdhi pasi punoi 12 vjet në Dibër, Kolonjë, Kavajë e Konispol), konkuronte në shkallë republike. Po kështu shkolla e mesme “11 Shkurti”, ku erdhën edhe 300 konviktorë nga Gjirokastra, Përmeti, Skrapari, Tepelena, Erseka, Vlora e Saranda. Mjaft nxënës arritën të bëhen pedagogë në Universitete e nëpër institute shkencore. Vjershat dhe fabulat e para të shkrimtarit të dashur për fëmijë, Tasim Gjokutaj, u ngjizën e hodhën shtat në këtë qytet tepër arsimdashës. “Se dritë e Diturisë, përpara do na shpjerë…”. Amanetin e Naimit të pavdekshëm, libohovitët prushpashuar nuk e hodhën kurrë pas shpine ! Por nuk mund të harrohen as Hysen Cobani, Mynyr Como; Uran Asllani e Moikom Zeqo. Dhe as profesori i Gjeologjisë, Sul Jusufati, që drejtoi gazetën e Shoqatës “Avni Rustemi” 17 vite me radhë. Emrat e 8 mjekëve libohovitë u gdhendën edhe në Spitalet e Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Peqinit e Vlorës, si themelues të tyre ! Ndërsa Hasan Spahiu guxonte e hapte debate kulturore nga provinca në Kryeqytet, sidomos për Fjalorët disa gjuhësh. Pa tangërllëk,, thjesht me argumente shkencore të patundshme. Modest si ai. Pa fluturuar e deliruar në këmbët e malit Bureto… Se edhe shqiponja fluturon në qiell, por folenë e bën në tokë !/Tema

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al