Gjatë intervistës tek Ermal Mamaqi, kandidati atipik për Bashkinë Këlcyrë, Hazbi Kasaj, ka folur edhe për projektin e hapjes së një shtëpie publike në qytetin e tij. Ai tha se shtëpia publike në Këlcyrë do të ketë 20 deri në 30 dhoma në mënyrë që të mos krijohet radhë.
Kasaj tha se hapësira për një projekt të tillë është e bollshme. Sipas tij prostitucioni është i lejuar në gjithë botën perëndimore dhe s’ka arsye përse të mungojë në Shqipëri. Kasaj thekson se hapja e shtëpisë publike do të ndërpresë prostitucionin në të zezë.
Më pas ai tha se në inagurimin e shtëpisë publike në Këlcyrë do të ftojë Ermal Mamaqin për të prerë shiritin. Shihni videon më poshtë.
©argjiroja.net