• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hetimet ndaj Ballukut, Dumani: Nuk është e vërtetë që prokurori i çështjes është kërcënuar. Ai ka të gjithë mbështetjen time

06/11/2025
Hetimet ndaj Ballukut, Dumani: Nuk është e vërtetë që prokurori i çështjes është kërcënuar. Ai ka të gjithë mbështetjen time

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë për emisionin “Trialog” në RTSH, ka folur për herë të parë për hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Lidhur me informimin e publikut për hetimin ndaj Ballukut, Dumani theksoi kujdesin e SPAK për të ruajtur integritetin e hetimit dhe respektimin e të drejtave të subjektit: “Njoftimi u bë ditën që iu komunikua akuza.”

Kreu i SPAK pranoi vështirësinë për të gjetur balancën mes transparencës dhe ruajtjes së sekretit hetimor. Ai sqaroi se njoftimet bëhen në fazën e ngritjes së akuzës ose kur çështja shkon për gjykim, dhe komunikimi bëhet vetëm përmes faqes zyrtare.

Lidhur me rrjedhjet e shpeshta të informacionit në media, Dumani shpjegoi:

“Nga verifikimet e shpeshta, kur media publikon përmbajtje të dosjes hetimore, ka rezultuar se media ka marrë informacion kur ne si institucion komunikojmë me akte me personat në hetim dhe mbrojtësit e tyre. Nuk them se nuk mund të ketë rrjedhje dhe nga SPAK, por ne këtë e kemi minimizuar shumë.”

Dumani i dha fund edhe zërave për një kërcënim të mundshëm ndaj prokurorit që ndjek çështjen e zëvendëskryeministres Balluku. Ai konfirmoi mbështetjen e plotë për Prokurorin Premçi, si dhe për të gjithë prokurorët e tjerë.

“Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen për kërcënim të prokurori të çështjes nga ana ime. Prokurori Premçi ka të gjithë mbështetjen time. Kam kontakte të shpeshta me të,” tha Dumani.

Ai shtoi se prokurori Premçi nuk i ka shprehur asnjë shqetësim për ndonjë kërcënim të mundshëm në adresë të tij, qoftë nga kryeministri Edi Rama apo kushdo tjetër, duke theksuar se prokurorët janë të pavarur dhe zot të çështjeve të tyre.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

12/03/2026
VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al