Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” se SPAK ka sekuestruar 978 celularë dhe nuk ia ka kthyer personave që janë hetuar.
Gazetarja foli edhe për një tender të madh në “Shëndetësi” për oksigjenin mjekësor.
Anila Hoxha theksoi se në Prokurorinë e Posaçme janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit.
“Është një shtetas Vladimir Vladimirov… SPAK javën e kaluar ka thirrur 11 punonjës së njësisë së prokurimeve për tenderat e oksigjenit mjekësor.
Hetimet kanë ecur, por me temp që thuhet varet nga ekspertiza, telefonat…. e di çfarë do të thotë të jenë më shumë se 978 telefona të sekuestruar?
Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitarë dhe me këqyrje. Ky shtetas thotë më ke marrë telefonin, e ke sekuestruar, çfarë statusi kam unë?”, tha Hoxha.









