• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hidhet poshtë kërkesa e Dinamos për shtyrjen e ndeshjes, me Vorën luhet të dielën – Balkanweb.com – News24

17/08/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

Dinamo do të duhet të zbresë në fushë të dielën ndaj Vorës, pavarësisht kërkesës së klubit për shtyrjen e ndeshjes. Blutë iu drejtuan zyrtarisht FSHF-së me kërkesën që sfi da e javës së parë të kampionatit të zhvillohej në një tjetër datë, për shkak të impenjimit të skuadrës në Ligën e Konferencës. Megjithatë, kërkesa nuk është pranuar dhe takimi do të luhet sipas programit të përcaktuar. Dinamo vjen pas një tjetër kualifikimi në Europë, pasi mposhti Audën në “Elbasan Arena” dhe siguroi një vend në fazën “play-off ” të Ligës së Konferencës. Blutë do të përballen me Pafosin në këtë fazë, me ndeshjen e parë që është planifi kuar të zhvillohet të enjten në “Elbasan Arena”, në orën 21:00.

Në këto kushte, klubi kryeqytetas kërkoi më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e sfi dës europiane dhe për të shmangur ngarkesën e një ndeshjeje kampionati vetëm pak ditë më herët. Por vendimi është marrë dhe Dinamo do të luajë të dielën ndaj Vorës, përpara se të përqendrohet plotësisht te përballja me Pafosin. Në këtë histori rikthehet edhe një episod i sezonit të kaluar, kur palët kishin pasur një përplasje për çështjen e stadiumit.

Vora u kishte kërkuar kundërshtarëve që ndeshja e parë të luhej në stadiumin e tyre, ndërsa e dyta të zhvillohej në shtëpinë e Vorës, sapo stadiumi të ishte bërë gati. Pothuajse të gjitha klubet pranuan këtë ndryshim, me përjashtim të Dinamos, e cila nuk ra dakord për ndryshimin e kalendarit. Dinamo ka pasur edhe më parë një situatë të ngjashme në startin e sezonit. Në edicionin e kaluar, sfi da Dinamo-Teuta ishte programuar që në javën e parë të kampionatit, por ndeshja u shty dy herë dhe përfundoi duke u luajtur disa muaj më vonë.

Këtë herë, megjithatë, nuk do të ketë një shtyrje për blutë. Dinamo do të duhet të menaxhojë ngarkesën e kësaj jave dhe të luajë të dielën ndaj Vorës, përpara sfi dës së rëndësishme europiane me Pafosin. Për skuadrën e Ilir Dajës bëhet fjalë për një periudhë me ngarkesë të madhe, pasi brenda pak ditësh do të duhet të përballojë edhe një ndeshje kampionati dhe një tjetër sfi dë europiane, ku në lojë është një tjetër hap drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet
Sport

Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet

27/10/2026
Spektakël i legjionarëve kuqezi në Turqi, Muçi dhuron 3 assiste, Laçi realizon super gol (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Spektakël i legjionarëve kuqezi në Turqi, Muçi dhuron 3 assiste, Laçi realizon super gol (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/10/2026
Yamal fiton trofeun Kopa, por e ndan me Cubarsi-n, Spanja “pushton” ceremoninë e “Topit të Artë” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Yamal fiton trofeun Kopa, por e ndan me Cubarsi-n, Spanja “pushton” ceremoninë e “Topit të Artë” (VIDEO)

27/10/2026
Yamal fiton trofeun Kopa, por e ndan me Cubarsi-n, Spanja “pushton” ceremoninë e “Topit të Artë” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Yamal fiton trofeun Kopa, por e ndan me Cubarsi-n, Spanja “pushton” ceremoninë e “Topit të Artë” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/10/2026
Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Jam pa fjalë”, Harry Kane: Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë

27/10/2026
Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë – Balkanweb.com – News24
Sport

Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë – Balkanweb.com – News24

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet

Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet

27/10/2026
Spektakël i legjionarëve kuqezi në Turqi, Muçi dhuron 3 assiste, Laçi realizon super gol (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Spektakël i legjionarëve kuqezi në Turqi, Muçi dhuron 3 assiste, Laçi realizon super gol (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al