• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

28/01/2025
Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Nga Ardian Vehbiu*

Kam ndjekur këto ditë gjëra që janë shkruar e thënë, për të ndjerin kryepeshkop Janullatosin.

Nuk jam i fesë ortodokse, as i ndonjë feje tjetër – por komunitetin ortodoks në Shqipëri, qofshin këta shqiptarë etnikë, grekë etnikë, vllehë a të pakicave të tjera, i respektoj shumë.

Jo vetëm ngaqë ua respektoj fenë, por edhe për çfarë përfaqësojnë në qytetarinë shqiptare sot.

Nuk e kam ndjekur nga afër veprimtarinë e kryepeshkopit, por e kam gjykuar si njeriun që komuniteti ortodoks, në Shqipëri, e pranoi për shumë vjet në krye të vet, dhe ia admiroi veprën dhe fjalën.

Prandaj më është dukur e shëmtuar kjo valë përçmimi, që ka përfshirë opinionin publik, për një figurë që ka përfaqësuar – me identitetin dhe dinjitetin e vet – një komunitet fetar kryesor në Shqipëri.

Njëlloj e shëmtuar do të kish qenë vala, edhe sikur të drejtohej kundër një njeriu anonim; por këtë herë ajo prek deri edhe një nga kushtet themelore të ekzistencës sonë si qytetarë: bashkëjetesën fetare.

Sulmet kundër Janullatosit po i shoh të vijnë me pretekstin e “patriotizmit” – kinse për të mbrojtur shqiptarinë e kishës autoqefale shqiptare. Edhe pse jo rrallë po vijnë prej personash të identifikuar a të identifikueshëm si myslimanë.

Mbase anti-helenizmi, në Shqipëri (në qarqe të caktuara në Shqipëri), është përgjigjja jonë “etnike” ndaj anti-shqiptarizmit në Greqi (në qarqe të caktuara në Greqi); por edhe sikur të ishte kështu, kjo nuk e bën më të pranueshëm.

Kam vënë re, prej vitesh, që ky anti-helenizëm, në format e veta më primitive, shfaqet mes komunitetesh që nuk kanë pasur kurrë të bëjnë me shqiptarët ortodoksë – qofshin këta të Jugut tonë, qofshin të Shqipërisë së mesme.

Siç nuk kanë pasur kurrë të bëjnë, në jetë, as kanë dhënë e kanë marrë me vllehë a minoritarë grekë nga Jugu.

Janë njerëz të mbyllur, të ngushtë, të padalë, të pamësuar me Tjetrin dhe diversitetin, të pushtuar nga paranoja etnike dhe primitivizma të tjerë. Njerëz që refuzojnë të pranojnë të mirën tek Tjetri.

Edhe fryma anti-turke që sundon ndonjëherë ligjërimin kombëtarist në Greqi dhe në përgjithësi të komuniteteve të krishtera në Ballkan, duke depërtuar deri edhe skajet e ligjërimit të komunitetit ortodoks në Shqipëri, nuk mjafton për këtë hakërrim të tanishëm ndaj një njeriu që – e them duke u besuar njerëzve që ua respektoj fjalën dhe gjykimin – i shërbeu edhe komunitetit ortodoks në Shqipëri, edhe Shqipërisë vetë, më fort se ç’mund t’i ketë shërbyer Greqisë.

Për më tepër, duke i fyer tashmë shqiptarët ortodoksë dhe të tjerët ortodoksë që jetojnë në Shqipëri, po rrezikojmë ta afrojmë atë komunitet me qarqet ekstremiste, anti-shqiptare, në Greqi dhe gjetiu, të cilëve mund t’u interesojë fort një përçarje mes komuniteteve fetare në Shqipëri.

Dhe që mund të vijë edhe nga pretendimi se këto komunitete u dashkan organizuar sipas përkushtimit “patriotik” – ose për t’i shërbyer çështjes kombëtare shqiptare.

Nuk është kështu. Myslimanët, ortodoksët dhe katolikët në Shqipëri i organizojnë vetë komunitetet përkatëse, në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e tjera që drejtojnë aktivitetin e tyre. Nuk kanë asnjë angazhim me askënd, që të tundin sot flamurin kuqezi, si të ishin në stadium.

Duke parë punët e tyre, ata më bëjnë mirë e më shërbejnë edhe mua, dhe dhjetëra mijëra të tjerëve si unë, që nuk janë pjesë e ndonjë komuniteti fetar dhe as duan të identifikohen si të tillë.

Jo vetëm që patriotizmi qoftë i mirëfilltë qoftë thjesht i deklaruar nuk duhet ngatërruar me identitetin fetar; por edhe duhen kundërshtuar me forcë të gjithë ata që ngrenë njërin komunitet, përballë të tjerëve, si më “patriotik” dhe më të “përkushtuar ndaj kombit”.

Këtij folklori i ka dalë tashmë boja.

I besoj me zemër të gjithë ata kolegë, miq dhe bashkëbisedues, që mendojnë se ikja e kryepeshkopit Janullatos është humbje e madhe për ortodoksinë në Shqipëri; dhe jo vetëm se ai ishte kreu i një kishe dhe i një komuniteti fetar, por edhe si figurë me profil të lartë intelektual dhe moral.

Ua respektoj dhimbjen dhe bashkohem me ta edhe në zi, edhe në shpresën se kryepeshkopi i ardhshëm do të jetë në gjendje ta vazhdojë, me kokën lart, detyrën e vet të shenjtë, në shërbim të komunitetit dhe të mbarë qytetarisë në Shqipëri.

*Marrë nga faqja e autorit në Facebook

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Adrola Dushi flet hapur për lidhjen me Capital T: Privatësia është gjëja më e shenjtë

Adrola Dushi flet hapur për lidhjen me Capital T: Privatësia është gjëja më e shenjtë

13/03/2026
Barazim mes tensionit, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

Barazim mes tensionit, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al