• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e fermerit, dikur shiste domate e speca, sot prodhon vajin e kanabisit dhe fiton më shumë (VIDEO)

08/11/2019
Historia e fermerit, dikur shiste domate e speca, sot prodhon vajin e kanabisit dhe fiton më shumë (VIDEO)

Slave Ivanovski ishte një nga eksportuesit më të mëdhenj të domateve dhe specave në Maqedoninë e Veriut deri dy vite më parë, kur ky vend vendosi të legalizojë prodhimin e kanabisit për çështje mjekësore.

Sot ai është një nga prodhuesit më të mëdhej të bimës së kanabisit. Sipas të dhënave 1 litër vaj kanabisi, kushton 95 mijë euro.

“Statistika jonë tregon se përfitimi nga eksporti i kanabisit mund të jetë më i madh sesa nga eksporti i mishit të qengjit, verës, pjeshkëve dhe prodhimeve bujqësore në Maqedoni. Është një shans i mirë për vendin. Eshtë një biznes shumë fitimprurës, i cili nuk kërkon shumë punë dhe ka shumë të ardhme.”

Maqedonia e Veriut e legalizoi rritjen e kanabisit për qëllime medicinale në vitin 2016, duke u bashkuar me një numër në rritje të vendeve që e kanë bërë këtë e duke përfituar të ardhura të shumta që gjenerojnë prej saj. Ministri i Shëndetesisë Venko Filipce, ka deklaruar se legalizimi i kësaj bime ka sjellë dhe pritet të sjellë fitime të mëdha.

“Ne presim që industria e kanabisit të gjenerojë sa 1% e prodhimit kombëtar”.

Që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut ka lëshuar 28 licenca për rritjen dhe prodhimin e vajit të kanabisit dhe 15 ndërmarrje të tjera janë duke pritur për leje. Ky biznes ka bërë që kompanitë që merren me bimën e kanabisit kanë punësuar njerëz të rinj e të arsimuar dhe u ofrojnë atyre paga dyfish më të larta se mesatarja në Maqedoni.

Vetë Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo industri ka hapur vende të shumta pune dhe parashikohet të sjellë përfitime deri në 100 milionë Euro në vit në arkën e shtetit.

Përveçse në Maqedoninë e Veriut, kjo industri po lulëzon edhe në Greqi dhe Portugali, dy vende në vështirësi ekonomike që e kanë përdorur kanabisin për të ulur papunësinë dhe për të shtuar ndjeshëm të ardhurat e buxhetit.

Studimet tregojnë se tregu europian i kanabisit mjekësor mund të arrijë 55 miliardë Euro përfitime deri në vitin 2028, nga 13.4 miliard dollare sa ishte ne vitin 2018.

Që nga viti 2018, sektori i prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore po sheh zhvillime me ritme te shpejta edhe në Amerikën e Veriut, pasi vlerësohet se përfitimet tregtare janë shumë të mëdha për t’u injoruar./ BW

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Buxheti 2026, treg i ri bujqësor në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

Buxheti 2026, treg i ri bujqësor në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
VIDEO/ Mjafton vetëm një gol, Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe nis arratinë në krye

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti, Besa & Burreli

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al