• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

Nga Kreshnik Spahiu

H.G. Wells shkruante dikur se: “Shikimi fizik nuk garanton kuptimin e botës. Në vendin e të verbërve, i vetmi që sheh është ai që nuk mbështetet te sytë.”

Stenaldo është një djalë që ka humbur shikimin, por e kupton botën më mirë se ata me dy sy.
Ai lindi në errësirën e vitit 1997, mes plumbash dhe bandash, mes grabitjesh dhe pengmarrjesh, mes kaosit dhe anarkisë.
Një muaj më pas i vranë babanë, ashtu siç mbetën jetimë mijëra shqiptarë.

Por fatkeqësitë në familjen e tyre sapo kishin filluar. Gjashtë muaj më pas, një infeksion në retinën e syve ia mori shikimin përgjithmonë Stenaldos.
Mamaja e tij, Flutura, u largua nga Lushnja dhe në xhunglën e kryeqytetit iu desh të ishte nënë dhe baba për të rritur një djalë jetim. Një grua e mrekullueshme që u përpoq ta edukojë, ta arsimojë dhe t’i nxisë pasionet për muzikën, sportin dhe çdo gjë që mund të motivonte një fëmijë të verbër.

Stenaldon sot e njeh gjithë Shqipëria, jo nga pasuria, por nga mençuria.
Stenaldon sot e njeh kushdo, jo nga fatkeqësia, por nga zemërgjerësia.
Stenaldon e njeh çdo shqiptar, jo si këngëtar, por si luftëtar.

Stenaldo, ndryshe nga djemtë e biznesmenëve apo qeveritarëve, mbaroi universitetin e sakrificave jetësore, ndryshe nga mijëra fëmijë të llastuar.
Stenaldo, 29-vjeçar, sot është artist, analist, diplomat, gazetar dhe, mbi të gjitha, njeri me integritet.

Kurrë nuk kam parë një njeri si Stenaldo që dhimbjen ta kthejë në forcë, që urrejtjen ta zbusë me dashuri, që fyerjen ta shmangë me etikë.

Stenaldo është i vetmi mik që nuk e kam takuar kurrë. E pashë një muaj më parë në një reality show, duke luftuar për të fituar dhe për t’i rikthyer mamasë mundësinë për të mbijetuar.

Stenaldo u detyrua të largohet nga Gjermania për të jetuar në Shqipëri me të jëmën, por atje nuk kanë as shtëpi.
Aty brenda, ku është ngujuar, ndryshe nga të tjerët, ai nuk kërkon famën, nuk synon klikimet, por vendosjen e një standardi të ri.

Syzet e Stenaldos janë të zeza, por pas tyre ai sheh një botë plot ngjyra.
Kurrë s’kam parë një të verbër të shohë më qartë se të gjithë ata që e rrethojnë me dy sy.
Kurrë s’kam parë një të verbër që t’i tregojë udhën kujtdo që ka dy sy.
Kurrë s’kam parë një njeri me kaq fatkeqësi ta shohë të ardhmen plot shpresë.

Dje Stenaldo ishte askush, por sot dikush që na motivon. Ai po lufton pa sy, në sytë e miliona shqiptarëve, për të na treguar se Shqipëria ende ka djem patriotë që e duan atdheun, familjen, shoqërinë dhe vlerat e saj.

Sytë e Stenaldos po ndriçojnë errësirën që e rrethon dhe po i skuqin fytyrat e atyre që jeta u dha çdo mundësi, por dy sytë e tyre nuk u kanë mjaftuar.

Ndoshta Stenaldo nuk do të fitojë, sepse nuk u ofron turmave një histori erotike me vajza të showbiz-it, por ai na ka dëshmuar një dashuri dhe humanizëm që prej vitesh na ka munguar në mediat shqiptare.

Jorge Luis Borges shkroi shumë për verbërinë si formë tjetër të shikimit:
“Verbëria nuk është errësirë — është një formë tjetër drite.”

Related Posts

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Thyen masën e sigurisë dhe mbanin radio policie në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Thyen masën e sigurisë dhe mbanin radio policie në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër (VIDEO)

27/03/2026
Gjirokastër, 18 vjeçari i bën "të fortin" policisë, nuk ndalon në postbllok
Kryesore

Pa patentë në timon, ndalohet 17-vjeçari në Gjirokastër

27/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Ngacmoi sek*ualisht një vajzë, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

27/03/2026
UEFA reagon për kualifikimin e Shqipërisë në Europian
Kryesore

Sylvinho pritet të largohet nga Shqipëria

27/03/2026
A janë shqiptarët myslimanë bektashinj? Flet Baba Mondi: Ne jemi vëllezër, kush s’ka mend, s’ka fe
Kryesore

A janë shqiptarët myslimanë bektashinj? Flet Baba Mondi: Ne jemi vëllezër, kush s’ka mend, s’ka fe

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese

Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese

27/03/2026
Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese

Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese

27/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al