• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Thyen masën e sigurisë dhe mbanin radio policie në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër (VIDEO)

27/03/2026
Thyen masën e sigurisë dhe mbanin radio policie në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër (VIDEO)

POLICIA E SHTETIT

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Masa”, duke goditur një rast të transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative. Gjatë ndërhyrjes, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, shërbimet e Policisë ndaluan dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit A. O. dhe A. M.

Gjatë kontrollit në automjete, u gjetën dhe sekuestruan 2 radio marrëse të ngjashme me ato që përdor Policia, si dhe 1 palë targa, të dyshuara se përdoreshin për të lehtësuar aktivitetin e paligjshëm.

Nga verifikimet rezultoi se dy të ndaluarit kishin thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Konkretisht, masa ishte caktuar nga Gjykata e Sarandës për 42-vjeçarin dhe nga Gjykata e Shkodrës për 29-vjeçarin.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. O. alias A. P., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe A. M., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e tyre kriminale dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2026/03/WhatsApp-Video-2026-03-27-at-12.32.08-PM.mp4

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

Bëri bujë me largimin nga kombëtarja, te Portugalia marrin vendimin për Ronaldon

19/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al