• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e panjohur e Van Basten, si i avulluan milionat e depozituara në bankë

27/02/2021
Historia e panjohur e Van Basten, si i avulluan milionat e depozituara në bankë

Marco van Basten investoi 20 milionë euro në një bankë hollandeze në vitin 1999. Më 2002, në mes të krizës financiare, ai tashmë kishte vetëm 13 milionë. Dhe rrezikoi që “loja” të shkonte më keq. Më 2001, Agjencia Hollandeze e Taksave, gjithashtu kërkoi 32.8 milionë euro me likuidim të shpejtë. Familja e tij nuk mund ta besonte. Në librin autobiografik, me titull “I brishtë, historia ime”, Van Basten rrëfen problemet e tij ekonomike, të denja, siç thotë ai vetë, për filmin “The Wolf of Wall Street”.
Marco Van Basten (Utrecht, 1964) ishte një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë magjisë së tij tek Ajax dhe Milani, periudhë në të cilën e fitoi “Topin e Artë” tri herë (1988, 1989 dhe 1992). Shumë tituj me klubet dhe kombëtaren hollandeze, por në vitin 2001 ishte në prag të shkatërrimit ekonomik.
“Ndiej se është një moment i mirë për të treguar historinë time. Nga këndvështrimi im. Dua t’ju tregoj të vërtetën time. Historinë që nuk e kam treguar kurrë. Në këtë libër do të jem në gjendje të sqaroj disa gjëra. Unë nuk do të kem mëshirë për askënd. Aq më pak për veten time. Koha ka ardhur”, p shkruan ish-futbollisti holandez në faqet e para të librit. Në 318 faqe, Van Basten rishikon fëmijërinë e tij, “dëshirën e verbër” për t’u bërë futbollisti më i mirë në botë; marrëdhënien me bashkatdhetarin dhe legjendën hollandeze Johan Cruyff, të cilin e zëvendësoi ditën që bëri debutimin tek Ajax. Natyrisht, disa faqe zë edhe dëmtimi i tij i pafund i kyçit të këmbës; por edhe problemet financiare të papritura.
“Z.Van Basten urdhërohet të paguajë plotësisht taksat karshi Agjencisë Tatimore Hollandeze, përpara 31 dhjetorit 2001: 32.8 milionë euro”, – lexohej në letrën nga Thesari, që shënoi fillimin e vështirësive. Ai më vonë zbuloi se gjithçka filloi me kthimin në Hollandë nga Monaco, më 1998; se ishte një gjobë prej 100%, plus interesi. “Nuk e kuptova pse, – pranon ai. – I besova avokatit tim, vjehrrit të Johan Cruyff dhe një shoqërie të madhe këshillimore për taksat, që t’i shmangia këto lloj problemesh, por asgjë nuk doli siç priste”.
Një moment kritik, që përkonte me krizën në fillim të shekullit, sulmin ndaj Kullave Binjake dhe investimin e tij në bankë. “Së pari depozitova 2 milionë euro në bankë dhe, në fund të vitit 1999, shuma ishte më shumë se 20 milionë, – nënvizon në libër. – Në shtator 2002 zbulova se më kishin mbetur vetëm 13 milionë. Pjesa tjetër nuk ekzistonte më, kishte kaluar në llogaritë e agjencisë së taksave”.
Pas një kalvari të mundimshëm dhe njerëzve të rinj përreth tij, Van Basten arriti një marrëveshje me Thesarin më 2005. “A e ka parë dikush “The Wolf of Wall Street”? Më vonë e kuptova se isha pak si në atë film”, – pranon autori i golit të bukur dhe të famshëm, që i dha Hollandës titullin e kampionit europian më 1988, kundër BRSS.

Related Posts

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24
Sport

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”
Sport

Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”

01/09/2026
Dështon transferimi, Kristjan Shpendi s’do të luajë për Cremonese-n, mbetet te Çesena – Balkanweb.com – News24
Sport

Dështon transferimi, Kristjan Shpendi s’do të luajë për Cremonese-n, mbetet te Çesena – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Man.City godet në limite, dhuratë rekord për Enzo Maresca-n – Balkanweb.com – News24
Sport

Man.City godet në limite, dhuratë rekord për Enzo Maresca-n – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24
Sport

Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën

01/09/2026
Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24
Sport

Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën – Balkanweb.com – News24

01/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026” – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”

Nisje perfekte edhe për Atalantën, Samardzic i dhuron 3 pikë bergamaskëve në “frymën e fundit”

01/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al