• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e pazakontë e shqiptarit në Greqi. Nga pronar lokali në Athinë përfundoi në burg i dënuar përjetë (VIDEO)

18/05/2019
Historia e pazakontë e shqiptarit në Greqi. Nga pronar lokali në Athinë përfundoi në burg i dënuar përjetë (VIDEO)

Prej 10 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.

Bëhet fjalë për Fabio Dushkun, 33 vjeç, me origjinë nga Mirdita. Në një bisedë telefonike me tvklan.al, ai na tregon se në Greqi ka qenë bashkëpronar i një lokali nate.

INTERVISTA:

Pyetje: Kur keni shkuar për herë të parë në Greqi dhe me çfarë jeni marrë?

Fabio Dushku: Në vitin 2001. Me thënë të drejtën nuk kam punuar. Në fillim të 2010-s kam rënë në burg, jam 33 vjeç. Jam dënuar me tre burgime të përjetshme.

Pyetje: Ju nga jeni me origjinë?

Fabio Dushku: Nga Mirdita. Jam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea.

Pyetje: Ju ishit bashkëpronar apo aksioner i vetëm?

Fabio Dushku: Bashkë me një tjetër, me një grek.

Pyetje: Ju më pas u shkëputët për shkak të falimentimit apo problemeve ligjore?

Fabio Dushku: U tërhoqa unë, jam tërhequr para se të bija në burg. U mora me diçka tjetër.

33-vjeçari është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Fabio thotë se nuk i pranon akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai tregon se vendimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit e ka dërguar në Gjykatën e Lartë dhe aktualisht çështja është në gjykim.

Pyetje: Cila është historia juaj për të cilën jeni dënuar?

Fabio Dushku: Unë jam dënuar për ca vrasje dhe dy organizata si bashkëpunëtor në organizatë terroriste këtu në Greqi.

Pyetje: Me sa vite jeni dënuar?

Fabio Dushku: Burgim të përjetshëm.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në Greqi dhe në cilin vit?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në 2007-2008. Unë jam dënuar për ato tani, dhe nuk është se kërkoj pafajësi.

Pyetje: Ju e keni pranuar dënimin tuaj?

Fabio Dushku: Jo, për vrasje nuk kam pranuar asgjë unë!

Pyetje: E keni apeluar çështjen?

Fabio Dushku: Normale që e kam apeluar. Jam në gjykim e sipër në Gjykatë të Lartë.

Pyetje: Për sa vrasje ju kanë dënuar?

Fabio Dushku: Për ca vrasje dhe shumë plagosje.

Pyetje: Vrasjet kanë ndodhur në vitin 2007?

Fabio Dushku: Kanë ndodhur në vitet 2007-2008-2009. Unë jam kapur në vitin 2010.

Pyetje: Në cilin qytet kanë ndodhur krimet për të cilat ju akuzoheni?

Fabio Dushku: Në Selanik, Athinë dhe Larisa.

Pyetje: Domethënë për 3 vrasje?

Fabio Dushku: Po!

Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u kap nga autoritetet greke dhe u akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Gjatë bisedës telefonike, Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

Pyetje: Ju aktualisht për çfarë jeni në gjykim?

Fabio Dushku: Në lidhje me atë organizatën që do hidhnim në erë murin e burgut në 2015, do shembnim burgun. Jemi dënuar 40 veta bashkë.

Në Shkurt 2018 u akuzua se kishte planifikuar arratisjen nga burgu i Koridhalos. Këto pretendime i mohon duke thënë se ishte lojë e drejtorisë së burgjeve në Greqi.

Pyetje: Ndërkohë, vitin e kaluar në fillim të Shkurtit u tha dhe u akuzuat se kishit planifikuar arratisje nga burgu i Koridhalos. Sa e vërtetë është?

Fabio Dushku: Nuk është e vërtetë. Ajo ishte politike. Mua s’mu gjet asgjë, m’u gjet një laptop. Laptopi s’është asgjë. Ajo ishte një lojë e drejtorisë së burgjeve. Nuk është se u gjykova për atë punë. Thjesht u bë e madhe në media, por në realitet e dinin ata dhe nuk e dija unë. S’ka problem, se këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë me mua.

Një ditë më parë, në intervistën që dha ekskluzivisht për tvklan.al, Fabio Dushku foli për “Mafian e burgjeve” në Koridhalo dhe çfarë po ndodh me shqiptarët në burgjet greke. /Tvklan

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al