• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e pazakontë/ Vajza e mitur merr shtëpi më qira, mbjell kanabis në vazo lulesh. Ja çfarë i tha policisë kur u zbulua

06/10/2020
Memaliaj, zbulohen 7 rrënjë kanabisi në oborrin e një shtëpie

“Në lagjen time, në një pallat dyshoj se është mbjellë drogë”. Ky informacion i detajuar i përcjellë nga një informator policie ka rezultuar pikërisht i tillë, pasi antidroga ka bujtur në një pallat në rrugën “Reshit Çollaku” në kryeqytet. Aksionin e veçantë e detajon një burim i gazetës Si sipas të cilit pas kontrolleve të zhvilluara në katin e katërt të një pallati është konkluduar se në këtë shtëpi ishin mbjellë 10 rrënjë bimë kanabis sativa.

Në procesverbalin e përpiluar menjëherë pas këtij zbulimi agjentët përshkruajnë se droga ishte mbjellë në vazo lulesh dhe se kishte një gjatësi 15 deri në 50 centimetër. Gjatë kontrolleve në banesë policia gjeti një qese me mbishkrimin trangull, brenda të cilës mbaheshin 29 qese farmaceutike të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa. Në zarfe të ndryshme u vendosën po ashtu tetë kokrra të dyshuara si metafetaminë, peshore, grirëse, një kuti bizhuterish brenda të cilës ishte futur hashash dhe me peshë të përgjithshme 12.2 gramë, pohoi burimi i policisë.

Por çfarë e bën të çuditshëm këtë aksion?

Burimet shpjegojnë se në këtë banesë u gjet një vajzë e mitur me inicialet A.Q dhe se sipas pretendimeve të saj, kjo shtëpi ishte marrë me qira prej saj dhe se nuk jetonte askush tjetër me të. E pyetur në prezencë të psikologut dhe një avokati për të miturit vajza ka këmbëngulur se e kishte marrë banesën me qira fshehtas prindërve, pasi kishte varësi nga droga dhe se ishte përdoruese. Por nëse është apo jo e mitura përdoruese do të konfirmohet nga analizat e urinës dhe në gjak. Për shkak të moshës së mitur fëmija u la e lirë, kurse burimet shtojnë se u disponua me deklaratën e saj. Për rrënjët me hashash që ju gjetën fëmijës në shtëpi, ajo pretendon se i mbolli në vend të luleve, pasi prej kohësh konsumon hashash.

E mitura shton “e konsumoj drogën prej kohësh, mora informacion në internet se si kultivohet dhe mbillet hashashi. Në lidhje me 29 dozat me hashash që u gjetën në shtëpi, i sigurova nga mbjellja e mëparshme e hashashit në shtëpinë e marrë me qira. E ndava në doza për të mos humbur vetitë. Recina është nënprodukt i kanabisit dhe jam përdoruese edhe e saj. Kurse për metafetaminën nuk kam asnjë shpjegim, nuk e di si gjendet në banesë”, mësohet të ketë rrëfyer e mitura sipas burimit të gazetës Si pranë antidrogës.

Policia pohon se të miturës i është marrë kampion urine dhe se mbasi është futur në qesen e provave është dërguar pranë IML për të marrë një përgjigje nga ekspertimi toksikologjik. Njëkohësisht është përcjellë për ekspertim edhe aparati iphone që ju gjet vajzës, dhe që shpresohet të ketë përgjigjet e duhura për të gjitha dilemat e policisë.

Policia

Burimet e gazetës Si shtojnë se në vijim të veprimeve policore është pyetur edhe i dashuri i minorenes në të njëjtën moshë me të, me inicialet K. B. “Me A.Q kam pasur marrëdhënie deri para tre apo katër muajsh dhe më pas u ndamë, nuk kam asnjë dijeni për drogën në vazo dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion se ku e ka shtëpinë”, pohoi djaloshi.

“Ne morëm në pyetje edhe pronarin e apartamentit, – shpjegoi një burim zyrtar policor i gazetës Si që detajoi se shtetasi H. Q. ju ka vendosur përpara agjentëve kontratën e qirasë. “Banesën ia kam dhënë me qira një vajze të re, në atë banesë nuk kam parë askënd tjetër të hyjë veç saj dhe nuk kam asnjë dijeni për drogën”, mbylli dëshminë e tij pronari. Burimet e gazetës Si shtjellojnë se së bashku me një sërë gjurmësh është administruar edhe me marrjen e gjurmëve daktiloskopike, por nëse në atë shtëpi jetonte apo jo dikush tjetër veç minorenes ka pak shpresë të zbulohet, për aq sa policia vrapoi dhe ka hyrë në pallat sapo informatori i vuri në dijeni. Së paku nuk patën durim të prisnin për t’u bindur nëse minorenia ishte vetëm në këtë valle, apo është shtyrë nga persona të rritur.

Dëshmitë e prindërve të saj, se ku e mitura i gjeti paratë për të marrë një shtëpi me qira, a ishin ata në dijeni dhe si një e mitur mund të firmosë një kontratë qiraje, do të hedhin më shumë dritë mbi këtë histori që ngre shumë pikpyetje sipas hetimeve të deritanishme./ Gazeta Si

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al