• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e trishtë e nënës 25-vjeçare: Jam detyruar të prostituoj dhe të pi heroinë

25/09/2017
Historia e trishtë e nënës 25-vjeçare: Jam detyruar të prostituoj dhe të pi heroinë

Një prej përdoruesve të heroinës që po lufton për t’u larguar nga bota e errët e drogës, quhet Sara. 

Me një vështrim të turbullt, ajo është ulur në parkun afër qendrës së kryeqytetit me dy vajzat e saj të vogla në prehër. E divorcuar 3 vite më parë nga i shoqi dhe pa asnjë mbështetje, 25-vjeçarja tregon për “Gazeta Shqiptare” kalvarin e gjatë të vuajtjeve, betejën e përditshme për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të hequr dorë nga droga. 4 vite më parë, e detyruar nga ish-bashkëshorti, ka filluar të konsumojë heroinë e të prostituojë pa dëshirën e saj. Sot, Sara kërkon ndihmë nga shteti për fëmijët e saj që flenë në “shtëpinë e kartonit” që ajo ka sajuar për to, në shkallët e një ndërtese.

Sa vjeç ishit kur provuat drogën për herë të parë?

Në moshën 17-vjeçare u martova, dhe nga kjo martesë erdhën në jetë 2 vajzat e mia, momentalisht njëra 6 e tjetra 8 vjeçe. Para 4 vitesh, ish-bashkëshorti im më detyroi të konsumoja heroinë. Nuk kisha pirë kurrë asnjë lloj droge më parë dhe heroina bëri që unë të humbisja kontrollin mbi veten dhe të kisha luhatje të vazhdueshme, madje mezi qëndroja në këmbë.

Pra ju keni qenë e detyruar ta përdornit heroinën?

Patjetër që po! Ish-bashkëshorti im filloi të pinte alkool e heroinë dhe më detyroi me dhunë që ta përdorja edhe unë. Nuk kisha asnjë mbështetje, pasi nëna im vdiq nga kanceri dhe isha fillikate në këtë botë. E vetmja gjë që më mbante gjallë ishin dy vajzat e mia të vogla, që nuk doja t’i lija në duart e babait të tyre.

A ushtronte dhunë ish-bashkëshorti mbi ju?

Në fillim të martesës çdo gjë shkonte mirë, por ish-bashkëshorti im filloi të ushtronte dhunë ndaj meje dhe ndaj vajzave. Madje ai kur më jepte heroinë, më rrihte, dhe një ditë më detyroi të bëja rolin e prostitutës për të fituar paratë që humbi në bixhoz.

Sa herë të tjera ju detyroi ai që të prostituonit?

Për një vit rresht, unë kam qenë e detyruar të pi heroinë e të bëj rolin e prostitutës, duke duruar edhe dhunën ndaj meje e ndaj fëmijëve. Im shoq nuk na siguronte asgjë, madje shumë herë rrinim pa ngrënë, pasi lekët që bëja unë si prostitutë, ai i merrte të gjitha. Kërkoja nëpër xhepa me shpresë se mund të gjeja ndonjë 10-lekësh për të blerë bukë për vajzat që po dobësoheshin dita-ditës.

Si shpëtuat nga kjo situatë?

Para 3 vitesh mora guximin të merrja fëmijët e të shkoja në shtëpinë e një shoqes sime, dhe pas kësaj u divorcova dhe me burrin. Ai na harroi më pas dhe nuk donte t’ia dinte më për ne. Isha e vetme me dy vajzat e mia dhe ende shumë e varur nga droga.

Pra edhe pas divorcit ju vazhduat të konsumonit heroinë?

Unë merrja heroinë për një vit, dhe u bëra e varur ndaj saj. Edhe pasi u divorcova, pija sërish, derisa dëgjova për organizatën “Aksion Plus” e u bëra pjesë e saj. Aty kam 3 vjet që marr metadon falas, bëj seanca këshillimi, madje më ndihmojnë edhe financiarisht me sa mundësi që kanë. U jam mirënjohëse që po më ndihmojnë të shpëtoj nga ajo rrugë e zezë e pa krye e drogës. Por kur nuk marr metadon, pi sërish heroinë.

Ku po jetoni aktualisht?

Nuk kam mundësi të punoj, nuk kam një shtëpi ku të mbaj vajzat e mia të vogla. Afër Pallatit të Kulturës, flemë në kartonë nën strehën e një ndërtese, ajo është “shtëpia” jonë tani. Ndërsa ditën rrimë në lulishte, me shpresë që të mos bjerë shi. Nuk kam mundësi që t’i çoj në shkollë vajzat, pasi nuk kam para për të blerë libra ose rroba. Unë mezi po iu nxjerr bukën e gojës duke lypur paradite, e me raste edhe prostituoj, sepse nuk kam zgjidhje tjetër.

A keni kërkuar ndihmë për të dalë nga kjo situatë?

Shumë herë kam shkuar te zyrat e qendrave sociale, por asnjëherë nuk më kanë ndihmuar. I bëj thirrje shtetit që të më ndihmojë të paktën me shkollimin dhe strehimin e vajzave, sepse vetë nuk kam mundësi ekonomike dhe nuk dua që të përfundojnë në rrugë e të kenë të njëjtin fat si unë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al