• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e trishtë e Pranverës/ Si mbahej peng 32-vjeçarja dhe shfrytëzohej për prostitucion nga 4 persona (VIDEO)

21/10/2023
Ja qyteti ku lulëzon prostitucioni në Shqipëri, burrat në shtëpi gratë dalin në rrugë

Nga Elton Qyno

Mbajtja peng e një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimi i saj si prostitutë në qytetin e Fierit, ka çuar në marjen të pandehur të katër persona mes të cilëve dhe Arbër Mehmetin, pronarin e një Clab-Tallavaje me emrin “Casablanca”.

Arbër Mehmeti, Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.Dine, janë marë të pandehur për disa vepra penale si “Trafikim i personave të rritur”, ”Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Mehmeti, për një periudhë kohe qëndroi i fshehur duke ju shmangur drejtësisë, por më pas u arrestua nga policia dhe së bashku me tre bashkëpuntoret e tij, ndodhet në burg.

Për më shumë se 10 muaj, dosja penale ndaj 4 personave të mësipërm është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj.

Vukaj gjatë fazës së hetimit ka konstatuar se 4 personat mbanin peng një vajzë nga Patosi, të cilën e shfrytëzonin për prostitucion në ambjentet e një lokali nate por edhe në ambjentet e një apartamenti në Fier.

Mësohet se njëra nga vajzat, 32-vjeçarja Pranvera Isufaj, ndodhej në gjendjen e “arrestit shtëpiak”, kur kryente shfrytëzimin si prostitutë të vajzës S.M dhe mbante peng këtë të fundit.

Për shkak të thyerjes së masës së “arrestit në shtëpi”, policia ka ngritur dhe një akuzë tjetër për të, si “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas dosjes hetimore që ndodhet në gjykatë, në 25 shkurt 2023, shtetësja R.Hoxha ka telefonuar sallën operative të policisë së Fierit, duke njoftuar se mikeshës së saj, S.M, nga qyteti i Patosit po i kërcënohej jeta nga një person i quajtur, Arbër Mehmeti.

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendin “Zogu i Zi” në Fier, duke marrë kontakt me denoncuesen dhe të dëmtuarën. Ndërsa Arbër Mehmeti, është larguar me shpejtësi, por u arrestua disa muaj më vonë.

Në deklarimin që ka dhënë në polici, S.M, ka treguar se është shkëputur nga familja që prej mbrëmjes së Vitit të Ri 2022. Ikja nga familja e saj që jetonte në qytetin e Patosit, ka ardhur pas një debati me njerëzit e afërt, duke udhëtuar në drejtim të Fierit

Në qytetin e Fierit, ajo ka takuar Arbër Mehmetin, person me të cilin kishte disa kohë që ishte njohur në rrjetet sociale.

Për herë të parë që është takuar me të ka qënë data 31 dhjetor 2022, dhe takimi është bërë tek vendi i quajtur “…rreth rrotullimi i Globit…”.

Në momentin që ka hipur në makinën e Arbër Mehmetit, ky i fundit i ka kërkuar telefonin e saj, ku i ka hequr kartën SIM dhe e ka thyer. Më pas e ka thyer edhe aparatin e telefonit të S.M.

Gjatë kësaj kohe e dëmtuara S.M, i ka shprehur Mehmetit se përse e bëri këtë veprim duke ia thyer telefonin? Por Arbër Mehmeti, e ka goditur me grushta në kokë duke e kërcënuar që të mos e fliste dhe mos bënte asnjë veprim, pasi e kërcënonte me jetë. Njëherësh në këtë takim,i ka marë vajzës dhe kartën e identitetit.

S.M, ka treguar se duke qënë e frikësuar qëndronte e heshtur dhe Arbër Mehmeti, e kishte çuar në një banesë të vjetër, që ndodhet ngjitur me lokalin e tij të quajtur “Cassablanca” në Fier.

Nga momenti i takimit me Arbër Mehmetin dhe deri një ditë para kallëzimit, S.M, është shfrytëzuar për prostitucion nga ky person, ku ka kryer marëdhënie me klientë të ndryshëm kundrejt shumave nga 30 mijë lekë deri 200 euro.

Vendet ku vajza ka ushtruar prostitucion kanë qënë dy banesa në qytetin e Fierit dhe tek një ambjent i brendshëm i lokal “Cassablanca”.

Gjithashtu ajo ka specifikuar gjatë këtyre dy muajve është detyruar të kryejë marëdhënie me meshkuj të ndryshëm në disa hotele, në natyrë dhe në automjete.

S.M, ka deklaruar se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kryer nga Arbër Mehmeti, kanë qënë edhe disa persona të tjerë si Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska, e mitura A.D. dhe një person tjetër me emrin “Marjus”.

Sipas saj të gjithë këta persona në bashkpunim me njëri-tjetërin, nën kërcënimin me jetë të saj, e kanë detyruar të ushtroj prostitucion dhe shumat e parave që përfitonin nga ky aktivitet i përvetësonin për llogari të tyre.

Madje edhe në rastet kur klienti ja jepte vetë lekët S.M, personat e mësipërm ja përvetësonin, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, duke e mbajtur mbyllur në këto banesa dhe pa komunikim me persona të tjerë.

Madje një nga shtëpitë ku është mbajtur e mbyllur dhe ka ushtruar prostitucion S.M, rezulton të jetë marë me qëra nga e arrestuara Aleksandra Toska dhe i dashuri i saj me emrin “Redon”.

Për sa i përket personave që ishin klientë seksi, S.M, ka deklaruar se nuk i mban mend pasi ishin të ndryshëm dhe nuk i ka fiksuar./Ora News

Related Posts

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije
Kryesore

Shkolla e Drejtorëve ‘diplomon’ drejtuesit e shkollave, Kumbaro: Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije

15/12/2025
Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së
Kryesore

Rama: Buxhet rekord për bujqësinë. 2026-a, vit kyç për përgatitjen drejt BE-së

15/12/2025
PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste
Kryesore

PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste

15/12/2025
Berisha: Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të fshehura
Kryesore

Berisha: Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë e pasuri të fshehura

15/12/2025
Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka
Kryesore

Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka

15/12/2025
Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët
Kryesore

Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët

15/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Topi i Artë 2025 / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem, trofeu dorëzohet nga Elseid Hysaj

Topi i Artë 2025 / Fabjan Përndreca fiton çmimin “Talenti i Vitit” për djem, trofeu dorëzohet nga Elseid Hysaj

15/12/2025
George Clooney vendos kufij në role, nuk do të puth më aktore të tjera në filma

George Clooney vendos kufij në role, nuk do të puth më aktore të tjera në filma

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al