• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste

15/12/2025
PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, si do të goditen emërimet nepotike dhe klienteliste

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar, duke theksuar se në rendin e ditës kanë qenë disa çështje me rëndësi, mes të cilave prezantimi i një projekti për ngritjen dhe funksionimin e një Komisioni Etike brenda Partisë Socialiste.

Sipas Ballës, prezantimi është bërë nga ministrja Pirdeni dhe vjen në vijim të komunikimit publik të kryetarit të PS-së, Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të 11 shtatorit. Komisioni i Etikës do të jetë një strukturë partiake dhe jo pjesë e grupit parlamentar, shkruan A2 CNN.

“Është prezantuar një draft i parë që përcakton qëllimet, funksionet dhe mënyrën e funksionimit të këtij komisioni, i cili lidhet drejtpërdrejt me një nga hapat më të rëndësishëm të mandatit të katërt”, u shpreh Balla, duke theksuar se synimi kryesor është goditja e çdo forme nepotizmi dhe emërimesh klienteliste, edhe kur ato maskohen me mbulesë partiake.

Balla e cilësoi mandatin e katërt të PS-së si historik, duke nënvizuar se besimi i fortë i dhënë nga qytetarët më 11 maj shoqërohet me një përgjegjësi të shtuar për standarde të reja etike dhe politike. Sipas tij, krijimi i një “vije etike” të qartë është i domosdoshëm për të ndarë përfundimisht përfaqësimin politik nga përfitimet personale apo familjare.

Duke marrë shembullin e një deputeti të zgjedhur, Balla theksoi se duhet të jetë absolutisht e qartë për çdo anëtar të rrethit familjar se nuk mund të ketë lidhje apo përfitime nga administrata publike. “Unë nuk e kam këtë hall, por kushdo që e ka këtë hall, duhet të shkëputet prej tij”, deklaroi ai.

Sipas Ballës, Komisioni i Etikës pritet të shërbejë si një instrument i rëndësishëm vetëkontrolli brenda PS-së, në funksion të transparencës, përgjegjshmërisë dhe standardeve europiane të qeverisjes

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

Egnatia e cunguar para “Demave, detyron Deden të improvizojë me formacionin – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Ka 1.4 miliardë dollarë, akordi i LeBron për 15 milionë ndez polemika – Balkanweb.com – News24

Ka 1.4 miliardë dollarë, akordi i LeBron për 15 milionë ndez polemika – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al