• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e trishtë e të moshuarit që jeton në tualetet publike: S’dua të vdes këtu si qen… (FOTO)

09/01/2018
Historia e trishtë e të moshuarit që jeton në tualetet publike: S’dua të vdes këtu si qen… (FOTO)

Një 65-vjeçar jeton në tualetet publike të qytetit të Vlorës. Prej 10 vitesh, Vladimir Tahiraj jeton në një sipërfaqe rreth 5 metra katrorë, vend i ftohtë dhe me lagështirë.

“Fiks Fare” udhëtoi drejt Vlorës, ku dëgjoi rrëfimin prekës. “Kushtet janë shumë të vështira Edhe qeni mos të rrojë kështu. Kam ftohtë, uri. Jam bërë dy lekë njeri, i dobët. Gjendja është shumë e keqe”, thotë Tahiraj. Më tej, ai shton se kërkon vetëm një kolibe.

“Të paktën të mos vdes këtu. Të mos thonë njerëzit vdiq në banjo, se kjo ngel si histori”, vijon ai, teksa tregon edhe kalvarin e jetës.

Në diktaturë ka bërë 28 vite burg për plagosje të rëndë. Pas viteve ’90 është martuar dhe ka një fëmijë. Më pas është ndarë dhe ish-bashkëshortja e djali jetojnë prej shumë vitesh në Greqi, ndërsa Vladimiri nuk ka asnjë kontakt.

“Unë jam ndarë nga bashkëshortja, po bëj 20 vite vetëm. Po bëj 20 vite që jetoj në këto ganxha. Kam punuar dhe më hoqën nga puna.

Kam që në vitin 2008 në këtë vend. Jetoj vetëm me 2.500 lekë asistencë. Unë rri ditë e natë shtrirë, nga e keqja. Ky vendi këtu ka qenë banjo. Vendin ma dha bashkia se nuk kisha ku të rrija. Kushtet janë shumë të këqija. Edhe qeni nuk rri ashtu”, vijon Tahiraj, ndërsa tregon edhe vendin ku fle dhe ha.

“Unë po pata gatuaj. Në bashki nuk ta fishkëllen njeri. Nuk të jep asnjë dhomë. E kam takuar 5 herë kryetarin.

Ja çfarë kam gatuar sot, kaçamak. Bukë me vaj dhe ujë, si i thonë. Ja kaçamaku me bukë (tregon tenxheren). Shkoq bukën dhe e lyej me pak vaj kikirik dhe ujë. S’ka trahana. Bukën ma jep një i furrës. Këto të tjerat janë ato që mbaj qirinjtë, se s’ka as drita. Vendi është shumë i ftohtë, rri brenda në batanije. Unë dal nga dhoma nga ora 12:00, futem në orën 16 ose 17 brenda”, thotë 65-vjeçari. Ai shprehet se në burg ishte 100 herë më mirë, pasi kishte për të ngrënë, për të pirë dhe për të fjetur. Në fund, pyetjes se çfarë do të bëjë, i përgjigjet: Do të vdes këtu!

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al