• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e trishtë/ I braktisur nga prindërit, 14-vjeçari lyp në Tiranë për të mbajtur veten e gjyshen

07/10/2022
Historia e trishtë/ I braktisur nga prindërit, 14-vjeçari lyp në Tiranë për të mbajtur veten e gjyshen

Nuk ka bërë asnjë ditë shkollë, shkolla e tij e vetme është lypja në rrugë. Nënën nuk e njeh pasi prej saj është braktisur që i vogël, ndërsa i ati është përdorues i lëndëve narkotike. Të vetmen gjë të shtrenjtë në jetën e tij ka gjyshen, e cila nuk ia ktheu kurrë shpinën.

Gazetarët e Fiksit u njohën me historinë e Mikelanxhelos në muajin Shtator dhe që prej atëhere lëvizën gjithë gurët institucional për t’i dhënë 14 vjeçarit ndihmë e mbi të gjitha dije.

Mikelanxhelo tregon se jeton me gjyshen e tij në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Gjyshja është e moshuar dhe kanë vetëm njëri tjetrin. Ai duhet të lypi çdo ditë për të siguruar një sasi parash që siç shprehet ai ” të blejmë bukë dhe kos”.

Historia e tij të rrënqeth tek tregon se e ëma e ka braktisur fare të vogël, pasi me të atin përdorues të lëndëve narkotive në familje ushtrohej dhunë ndaj saj. Prindërit divorcohen dhe për rritjen e tij është kujdesur gjyshja , që aktualisht është e pamundur fizikisht për ta bërë ende. Kështu që barra e familjes i ka mbetur Mikelanxhelos. ” Nuk di as të shkruaj as të lexoj, njoh vetëm lekët pasi më ka mësuar gjyshja t’i numëroj” shprehet ai. Gazetarëve të Fiksit ai i shpreh dëshirën që ka për të shkuar në shkollë, por edhe hallin se nuk ka kush të kujdeset për gjyshen dhe nuk ka rroba për t’u veshur për shkollë. Më pas të gjithë rrëfimin e tij e mbyll me një frikë të madhe që ka ” Kam frikë nëse nëna ndërron jetë unë me kë do të rri?”

Fiksi pas kësaj histori të trishtë referoi në institucione si një rast urgjent për ndërhyrje. Fillimisht në datë 16 shtator 2022 përmes një telefonate dhe më pas në një takimë në zyrat e ALO 116 111 të Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri. Në po të njëjtën datë nga ana e zyrave të Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri u bë dhe referimi i këtij rasti drejt Punonjëses për Mbrojtjen e Fëmijëve në Njësinë Administrative Nr. 9 në Tiranë. Por edhe pse kishin kaluar më shumë se 10 ditë nga referimi i këtij rasti, 14 vjeçari fokusohej nga kamerat e Fiksit se gjatë orëve të vona të natës endej rrugëve. Të ndodhur në këto kushte redaksia e Fiks Fare u interesua për të dytën herë pranë zyrave të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve ku të vetmin argument që dhanë përmes një e-maili ishte se: ” Gjatë vizitës nuk kemi gjetur njeri në banesë dhe kemi lënë porosi te anëtarët e komunitetit që ta informojnë gjyshen të paraqitet pranë zyrave tona për ndihmë, duke qenë se zonja nuk disponon nr. kontakti dhe gjatë orëve të paradites nuk gjendet në banesë”.

Me datë 29 shtator redaksia e Fiks Fare përmes një e-maili informon për rastin Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku këta të fundit pas vlerësimit të situatës vendosën që 14 vjeçarin bashkë me gjyshen e tij, ta dërgonin në Korçë atje ku kanë edhe vendbanimin. Ku nga shërbimi social i qytetit u bë e mundur që Mikelanxhelo të fillojë shkollën nga klasa e parë. Mikelanxhelo dërgon një video mesazh për redaksinë e Fiksit ku thotë se falë tyre ai arriti të shkojë në shkollë./ TCH

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al