• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia tragjike e ‘Stelës’ dhe lidhja me vrasjen e biznesmenit

05/06/2018
E rëndë/ Një person vret 4 persona dhe më pas qëllon veten

Vasil Dervishaj, 29-vjeçari që u vra në atentat në Vlorë, rezulton të ketë qenë person me precedent të mëparshëm penal. Autoritetet janë duke hetuar në disa pista dhe një nga këto daton 13 vite më parë. Vëllai i viktimës, Derlin Dervishaj ishte arrestuar në vitin 2008 për vrasjen e një vajze 20-vjeçare, të quajtur Joana Dudushi.

Kjo e fundit është vrarë në vitin 2005 në Vlorë. Ajo u qëllua me thikë në zemër dhe trupi i saj u hodh në det. Tre vite më vonë, u arrestua Derlin Dervishaj, vëllai i viktimës Vasil Dervishaj. Ai u dënua me 8.4 vite burg dhe pranoi autorësinë e vrasjes së 20-vjeçares Joana Dudushi. Për këtë fakt, ai përfitoi gjykim të shkurtuar.

Kush është Joana Dudushi

Trupi i pajetë i Joana Dudushit u gjet më 2 Gusht 2005. 20-vjeçarja ishte nënë e një foshnje disamuajshe. Ajo njihej edhe me pseudonimin “Stela”. Sipas raportimeve mediatike të asaj kohe, thuhet se “Stela” ka qenë “spiune” e policisë në Vlorë. Këtë “punë” besohet se ajo e kishte nisur në moshën 17-vjeçare. Më pas, mendohet se kishte hequr dorë nga “spiunazhi”. Pak kohë përpara se të gjendej e vdekur, Joana Dudushi kishte denoncuar disa oficerë të Policisë së Vlorës, si të përfshirë në trafiqe dhe në korrupsion. Këto denoncime ajo i kishte bërë në një emision televiziv. Në atë kohë, 20-vjeçarja ishte bërë e njohur për publikun pikërisht nga denoncimet mediatike që kishte bërë ndaj disa zyrtarëve të policisë. Sipas deklaratave në atë kohë, disa oficerë policie u vinin gjoba qytetarëve nën akuza të rreme. Pas denoncimeve të “Stelës”, Prokuroria kishte nisur hetimet.

Por, kur çështje shkoi në Gjykatë, Joana Dudushi u tërhoq nga këto denoncime, dyshohet për shkak të presioneve që i ishin bërë. Ajo iu rikthye jetës së bashku me foshnjen e saj 9-muajshe. Pak kohë më vonë, u gjet e vrarë. Vrasjen e 20-vjeçares e denoncoi në vitin 2005 edhe Partia Demokratike në atë kohë në opozitë, përmes nënkryetares së saj Jozefina Topalli. Kjo e fundit i kërkoi Prokurorisë që të zbardhte vrasjen e “Stelës”, ndërsa ky krim i rëndë, sipas Topallit, tregonte kaosin në strukturat e shtetit.

Atentati më 4 Qershor 2018

Vrasja e 20-vjeçares në vitin 2005 nga vëllai i Vasil Dervishajt, ka bërë që policia të hetojë edhe në këtë pistë, për të zbardhur nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ndërsa një pistë tjetër është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Viktima Vasil Dervishaj u ekzekutua mbrëmjen e së hënës (4 Qershor) nga persona të paidentifikuar. Biznesmeni i kafes, ishte baba i një fëmije të mitur. Pak metra larg vendngjarjes, grupi hetimor gjeti dy armë, një kallashnikov dhe një pistoletë. Nga hetimet paraprake, ndaj 29-vjeçarit që po udhëtonte me makinë, është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se Vasil Dervishaj ka mundur të dalë i plagosur nga automjeti i tij tip “Ford Focus”, por më pas mendohet se është qëlluar me pistoletë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Kjo është dhe arsyeja përse trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet i shtrirë në rrugë dhe jo brenda automjetit të tij. Policia është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve. /tvklan.al

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al