• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

HISTORIKU/ Probleme që nga shtatori te Kombëtarja, çfarë po ndodh me Ernest Muçin?

28/05/2026
HISTORIKU/ Probleme që nga shtatori te Kombëtarja, çfarë po ndodh me Ernest Muçin?

Ernest Muçi është mungesa e rëndësishme e Kombëtares për miqësoret e qershorit. Mesfushori me tipare sulmuese kishte mundësinë për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit të ri Rolando Maran, por FSHF njoftoi se është dëmtuar. Lajm i papritur, duke qenë se nga Turqia nuk ishte raportuar për diçka të tillë deri tani. Madje gjashtë ditë më parë fitoi finalen e Kupës me Trabzonsporin.

Në vitin e kaluar, Muçi mori vetëm 30 minuta me Shqipërinë në transfertën letoneze. Tashmë jemi në vitin 2026, ndërsa nga ana e tij janë vetëm 8 minuta të luajtura. Për të ardhmen duhet pritur shtatori, nëse do të shfaqet sërish me fanellën kuqezi.

“Panorama Sport” iu sjell historikun, që nga muaji shtator i vitit 2025 ku mungesat bien në sy. Ky është grumbullimi i katërt nga pesë në total, që humbet te kombëtarja. Dy prej tyre ishin zgjedhje nga trajneri Silvinjo për të mos e ftuar. Gjithçka nisi nga shtatori, kur trajneri brazilian e ftoi por më pas ishte FSHF që njoftoi mungesën për një dëmtim. Fakt është se pak ditë më vonë, vetë Muçi konfirmoi që është i gatshëm teksa po huazohej te Trabzonspori.

25-vjeçari është një nga lojtarët që bëri më mirë këtë sezon nga Kombëtarja. Sërish bie në sy se sa pak ka arritur të kontribuojë për vendin e tij. Nëntori i vitit 2024 ishte hera e fundit, kur u preferua titullar dhe luajti 51 minuta ndaj Ukrainës. Zëvendësimi erdhi pikërisht për shkak dëmtimi. Pikërisht çfarë duket se është një nga arsyet që po e pengon për të shfaqur potencialin e tij te Shqipëria.

Datë 1 shtator, 2025: “Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje”, njoftonte FSHF. Vetëm pesë ditë më vonë para firmës te Trabzonspori u shpreh: “Jam plotësisht gati fizikisht. Jam në 100% të formës sime dhe mezi po e pres të nis sezonin”.

Datë 3 tetor, 2025: “Muçi ka një rrugëtim të ri me një klub të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet të zgjedh lojtarët. E zgjedh unë të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi. Kjo ka qenë zgjedhja ime përsa i përket kësaj ndeshje”, tha Silvinjo në konferencë për shtyp duke treguar se ishte zgjedhje e tij që Muçi të mbetej jashtë.

Ndeshjet e nëntorit: Zgjedhje e Silvinjos dhe nuk komentohet mungesa e Muçit. Ky i fundit vazhdonte dhe merrte minuta te Trazbosnpori. Ishin me pikatore, ndërsa shpërthimi në fushë erdhi nga fundi i muajit nëntor dhe në vazhdim.

Datë 29 mars, 2026: “Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sot sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë”. Ky njoftim i FSHF-së erdhi pas ndeshjes me Poloninë ku Muçi mori pak minuta në fundin e takimit. Kështu u shmang miqësorja me Ukrainën.

Datë 28 maj, 2026: “Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj”, shkruan FSHF. Muçi humbet sërish mundësinë e ndeshjeve me kombëtaren, edhe pse te Trabzonspori luajti plot 90 minuta gjashtë ditë më parë duke fituar finalen e Kupës së Turqisë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Hap i rëndësishën në karrierë, mbrojtësi shqiptar drejt kalimit te gjiganti ukrainas
Sport

Moise Kouame, tenisti i ri që po mahnit Francën: Ndihem si Mbape
Sport

Moise Kouame, tenisti i ri që po mahnit Francën: Ndihem si Mbape

28/05/2026
“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares”, Muçi pas konfirmimit të mungesës
Sport

“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares”, Muçi pas konfirmimit të mungesës

28/05/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

Nga ëndrra e titullit te realiteti i hidhur shkodran/ Heshtje në çdo cep të qytetit, Vllaznia zhgënjen tifozët

28/05/2026
“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares”, Muçi pas konfirmimit të mungesës
Sport

“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares”, Muçi pas konfirmimit të mungesës

28/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

HISTORIKU/ Probleme që nga shtatori te Kombëtarja, çfarë po ndodh me Ernest Muçin?

HISTORIKU/ Probleme që nga shtatori te Kombëtarja, çfarë po ndodh me Ernest Muçin?

28/05/2026
Hap i rëndësishën në karrierë, mbrojtësi shqiptar drejt kalimit te gjiganti ukrainas

Hap i rëndësishën në karrierë, mbrojtësi shqiptar drejt kalimit te gjiganti ukrainas

28/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al