POLICIA E SHTETIT
Tepelenë — Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një 17-vjeçari, banues në Hormovë.
Sipas njoftimit zyrtar, i mituri dyshohet se ka hedhur një send të fortë në rrugë, duke shkaktuar aksidentalisht dëmtimin e një shtetasi të mitur. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









