Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një i moshuar është futur në det, por ka pësuar atak kardiak dhe ka humbur jetën. 60-vjeçarit i kanë shkuar për ndihmë pu8shuesit e tjerë, por pa mundur ta nxjerrintë gjallë në breg. Ky është rasti i 3-të brenda pak ditëve që të moshuarit humbasin jetën në detin e Vlorës, duke pësuar atak kardiak.









