• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbësi i talentuar Tritan Shehu: PS në Gjirokastër u ka premtuar atyre që do t’i jepnin votën se do tu lejojë kultivimin e drogës, Rama u paraqit si lepurush i butë ngaqë i rëndon pesha e deformimit të demokracisë (VIDEO)

03/05/2021
Lajmi më parë kalon nga Tritan Shehu: Në Shqipëri ka ardhur varianti i ri i Covid

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti i dalë nga 25 prilli, Tritan Shehu u shpreh se nuk duhet vendosur fokusi te kritikat ndaj lidershipit të PD-së, por te shkeljet e rënda të procesit zgjedhor.

Sipas Shehut, duhen lënë pas emocionet dhe mllefet personale të kolegëve që janë më të nxehur më shumë me PD-në se sa me deformimin që i bëri demokracisë ky kryeministër.

“Unë kam një vërejtje për kolegët kritikë, pasi duhet të fokusohemi te procesi zgjedhor dhe problemet që dolën. Kështu do të dalin shkeljet e rënda të votës dhe demokracisë. Ky është elementi ku duhet të fokusohemi të gjithë. Faktet janë të shumta dhe tronditëse. Të dalim nga emocionet dhe mllefet personale që unë i konstatoj në disa kolegë që janë më të nxehur me PD-në se sa me deformimin që i bëri demokracisë ky kryeministër.”

Shehu theksoi se dosje për krimet zgjedhore po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave.

“Institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë duhen sqaruar për ato që ndodhën në procesin zgjedhor. Unë jam në Gjirokastër dhe po përgatisim një dosje me deformimet e këtij procesi për t’ia çuar qendrës. Dosje të tilla po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojnë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave publike. Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën.”

Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën. Disa ditë më parë pamë një Ramë shumë ndryshe që u paraqit si një lepurush i butë, sepse mbi të rëndon pesha e deformimit të demokracisë.

Shehu shtoi Rama pas zgjedhjeve u paraqit si një lepurush i butë duke pretenduar se nuk shkel ligjet dhe nuk bën krime elektorale.

“Jam i sigurt që këto denoncime të forta do të kenë reagimin e duhur dhe më pas do të ketë aksione për të mos e lënë të degradojë demokracinë shqiptare. Ne disa ditë më parë pamë një Ramë shumë ndryshe që u paraqit si një lepurush i butë, sepse rëndon pesha e deformimit të demokracisë. Mbi të rëndon një krim moral, por edhe penal. Prandaj u paraqit si një lepurush i butë duke pretenduar se nuk shkel ligjet dhe nuk bën krime elektorale.

Shehu përfundoi duke thënë se në qarkun e Gjirokastrës PD-ja kishte një rritje prej 7%, edhe pse ka rënë popullsia për shkak të largimeve masive.

Related Posts

Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al