Teksa zyrtarizimi i dorëheqjes së Stavri Nicës nga Teuta dukej vetëm çështje kohe, situata ka ndryshuar sërisht në klubin durrsak. Sipas një postimi të klubit në “Facebook”, njoftohet se Nica do të vazhdojë të jetë në krye të këtij ekipi. Vendimi është arritur pasi tekniku është takuar me drejtuesit e klubit. Nga ky takim ka ardhur vendimi me marrëveshje, që Nica të jetë pjesë e Teutës edhe në ndeshjet e tjera në Superiore. Ky pritet të jetë shansin i fundit për këtë trajner, që ka surprizuar jo pak me vendimet e marra në vitet e fundit.