Boksieri Florian Marku, reagoi në rrjetet sociale, pas humbjes së parë në karrierë, ndaj britanikut Chris Kongo.
Marku shkruan se e kishte harruar këtë ndjenjë, por deklaroi se do të rikthehet më i fortë se kurrë.
“Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore, por edhe ne humbje. Kam shume vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruar. Nuk më pëlqejnë justifikimet.
Dua t’iu falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin dje në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem më i fortë se kurrë.”, shkruan Marku.