• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbja ndaj Luksemburgut, Maran: Ndeshja nuk shkoi siç duhet, do reagojmë në vijim

07/06/2026
Humbja ndaj Luksemburgut, Maran: Ndeshja nuk shkoi siç duhet, do reagojmë në vijim

Tekniku i kombëtares, Maran analizoi humbjen në miqësore 0-1 ndaj Luksemburgut.

“Nuk mund të ndjehesh mirë pas dy humbjesh, kjo pastaj që është një hap mbrapa. Më vjen keq se nuk e deshëm, shpresoja që të bëja një ndeshje ndryshe. Por me shumë mundësi vuajtëm edhe pasojat e mosklasifikimit, ndoshta i sollëm në këto dy ndeshje. Nuk duhet të jetë alibi, mua më shërbejnë për të kuptuar se çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë. Impenjimi ishte maksimal, por nga energjitë, skuadra e ka paguar pak moskualifikimin.

Kemi bërë një hap mbrapa, kërkova gjëra ndryshe dhe në këtë periudhë me pak energji, nuk arritëm t’i bënim. Sipas meje bëmë më mirë me Izraelin në ndërtim, sot pësuam gol shpejt dhe u munduam të kërkonim rezultatin jo me atë që kishim provuar, por me instinktin. Kjo nuk duhet të ndodhë. Është një hap mbrapa, por edhe duke provuar gjëra të ndryshme, duheshin parë a bëheshin dhe mund t’i bëja vetëm në këto ndeshje. Kjo është skuadër që kur zgjatet vuan, unë duhet të bëj të mundur që të mos ndodh më. Shpresoja të shtoja diçka, por nga vrulli hoqëm diçka, duhet të jemi të aftë të rishohim gjërat që të kthejmë distancat në mënyrë të ekulibruar.

Mendoj se lojtarët janë, por edhe unë duhet të kuptoj dhe më duheshin këto ndeshje për eksperimente të veçanta. Kemi bërë të vuajnë mbrojtësit, se kanë nevoja të tjera për të qenë të mbuluar. Duhet ta metabolizoj unë dhe të ndihmoj ekipin. Më nevojiteshin se duhej të bënim teste për të kuptuar përgjigjet. Por e dija që po përballesha edhe me diçka që nuk funksiononte. Hierakia? Po njoh lojtarë që njihja nga jashtë, por do i shihja në stërvitje. Më kanë bërë të reflektoja, siç është e drejtë se ndryshe nuk shërbejnë. Kanë ardhur shumë lojtarë që nuk luanin edhe nga energjia e vuajtëm në këto dy ndeshje. Por nëse nuk përfitoja edhe në këtë rast, pastaj bëhej e vështirë për mua, kështu ishte më i kompletuar testi. Donim të bënim mirë, djemtë u impenjuan, unë kam përgjegjësinë që nuk e transmetova, ndoshta i krijova vështirësitë, për të shtuar njohuritë. Por mund të bënim më shumë, nuk mund të mohohet.

Mungonin Muçi dhe Manaj? Në këto ndeshje u mundova të krijoja alternativa. Sipas meje prisja përmirësim dhe nuk ndodhi. Sipas meje i kemi mundësitë, sot tentativat ishin pak më të papastra. Kjo ishte e fundit të sezonit, pas një periudhe pas dështimit, energjitë… Duhet të llogarisim edhe këto. Nuk duhet të jetë alibi, por duhet të jemi objektivë për të kuptuar energjitë psikofizike se si shumë lojtarë kanë mbërritur pas zhgënjimit. Jam i bindur se kjo mund të na japë vëmendje maksimale kur të takohemi për Ligën e Kombeve, do të kemi edhe energji më shumë e vëmendje se peshojnë. Nuk është e bukur të humbim ndeshje para tifozëve tanë.

Gjërat pozitive? Gatishmëria e lojtarëve, pastaj edhe ata u munduan të jepnin diçka. Ata u vunë në dispozicion, mungoi kthjelltësia për të treguar gjërat që kishim provuar. Me shumë mundësi të pësonim gol na bëri të humbim pak qartësi. Gatishmëria është diçka që e mbaj ngushtë. Këto ditë kemi qenë bashkë, njoha një grup të motivuar dhe kam një njohje më të mirë të materialit dhe lojtarëve që kam në dispozicion. Çdo trajner, ndoshta direkt në ndeshjet e tjera, mund të kishte vështirësi. Por këto më shërbenin, në të tjera mund të sillesha ndryshe por përfitova duke rrezikuar. Por duhet të vijmë mirë në ndeshjet që kanë rëndësi, te kjo jam i bindur”, tha Maran për “SuperSport” pas ndeshjes.

Related Posts

Ky është fillimi – Balkanweb.com – News24
Sport

Ky është fillimi – Balkanweb.com – News24

25/09/2026
VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike
Sport

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve
Sport

Nations League / Përgatitjet për Bjellorusinë, situata e kuqezinjve

24/09/2026
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa
Sport

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Dinamos

24/09/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë
Sport

Vetëm 38 gola në radhët e Shqipërisë, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues në Ligën e Kombeve

24/09/2026
Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij
Sport

Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky është fillimi – Balkanweb.com – News24

Ky është fillimi – Balkanweb.com – News24

25/09/2026
VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

VIDEO/ Holanda i merr barazimin Gjermanisë në fund, Portugalia cinike

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al