• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbje dhe lojë e dobët, Vllaznia e Martinit nuk gjen ritmin jashtë Shkodrës

10/12/2025
Dy titullarë të rëndësishëm janë gati, Vllaznia e plotë për përmbysjen në Letoni

Përveç rezultateve që nuk kanë qenë aty ku duhet dhe pretendojnë tek Vllaznia edhe loja e shkodranëve ka zhgënjyer në javët e fundit. Me skuadrën kuqeblu që duket se është “tjetërsuar” në krahasim me atë çfarë pamë dhe çfarë dhuroi në fazën e parë të Superiores. Ku nga shumë kush kuqeblutë u cilësuan si ekipi më simpatik dhe që dhuronte futbollin më të bukur në kampionat. Megjithatë shumëçka ka ndryshuar në 5-6 javët e fundit, ku niveli i shfaqur në fushë nga kuqeblutë ka rëndë ndjeshëm. E kjo u vërtetua edhe në ndeshjen e fundit të humbur 1-0 kundër Elbasanit, pavarësisht se loja e Vllaznisë u kushtëzua ndoshta edhe nga dalja me karton të kuq e Gjinit që në gjysmën e pjesës së parë.

Dhe pavarësisht se kuqeblutë u munduan në fraksionin e dytë të lojës për të rrezikuar në portën e verdhebluve, ishin të pakta tentativat serioze në drejtim të portës së Janaçek. Me Vllazninë që nuk arriti të prodhonte rastet e zakonshme si jemi mësuar ta shohim këtë edicion. Teksa një lojë e tillë e 9 herë kampionëve të vendit ka disa javë që shfaqet dhe duket se momentalisht skuadra është në një krizë nga e cila nuk po arrin të dalë dhe reagojë.

Jo vetëm për rezultatet, por edhe lojën që po paraqet e cila nuk jep optimizëm për duelet e ardhshme në kampionat. Ndërkohë ndeshjet jashtë fushe vijojnë të jenë një pikë e dobët e skuadrës dhe kjo vërtetohet nga transferta në transfertë për kuqeblutë. Të cilët morën humbjen e 4-ët këtë sezon, ku 3 prej tyre kanë ardhur pikërisht në transferta larg Shkodrës. Me skuadrën e Martinit që ka vetëm një fitore jashtë fushës së saj, kundër Bylis në shifrat 0-1 në javën e 7-të të kampionatit.

Teksa në 8 ndeshje të luajtura jashtë Shkodrës, duke llogaritur edhe atë me Vorën që u zhvillua në “Loro Boriçi”, kuqeblutë kanë marrë vetëm 7 pikë. Duke pasur poshtë vetëm skuadra si Flamurtari me 7 pikë dhe Bylis e Tirana me nga 5 pikë të grumbulluara në sfidat e zhvilluara në transfertë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Fantastik Adrion Pajaziti, mesfushori i Kombëtares realizon gol spektakolar në Conference League (VIDEO)
Sport

Fantastik Adrion Pajaziti, mesfushori i Kombëtares realizon gol spektakolar në Conference League (VIDEO)

07/08/2026

ZYRTARE/ “Tërbohet” Perez, pas Diomande ekipi i Real Madrid blindon edhe Vinicius jr

UEFA nuk tërhiqet, tani kërkon edhe “kokën” e Infantinos, FSHF i del në krah, revokon mbështetjen ndaj presidentit të FIFA-s

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fantastik Adrion Pajaziti, mesfushori i Kombëtares realizon gol spektakolar në Conference League (VIDEO)

Fantastik Adrion Pajaziti, mesfushori i Kombëtares realizon gol spektakolar në Conference League (VIDEO)

07/08/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!

Rama: Jemi në momentin më të mirë. Shqipëria ka një rrugë të qartë drejt BE

07/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al