• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hungarezët paralajmërojnë demokratët amerikanë: Mos prisni të bjerë furtuna, organizohuni tani kundër Trump

16/07/2025
Hungarezët paralajmërojnë demokratët amerikanë: Mos prisni të bjerë furtuna, organizohuni tani kundër Trump

Demokratët në SHBA duhet të mobilizohen menjëherë dhe të mos bien në kurthin e mendësisë “këtu nuk ndodh”, nëse duan të ndalojnë një përvetësim autokratik të plotë të institucioneve nga Donald Trump, paralajmëron opozita hungareze.
Në një forum mbi autoritarizmin, deputetja hungareze Katalin Cseh tha për The Guardian se përvoja e vendit të saj duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz për kundërshtarët e Trump dhe lëvizjes së tij MAGA, që e kanë marrë Viktor Orbán-in dhe partinë e tij Fidesz si model.
“Autokratët mësojnë nga njëri-tjetri,” tha Cseh, duke e përshkruar Hungarinë si një vend që e humbi gradualisht demokracinë “si një tren që kaloi dhe ne as nuk e vumë re sa larg kishte shkuar”.
Ajo i bëri thirrje Demokratëve që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2026 të dalin në protesta, të mbështesin çdo grup që sulmohet, madje edhe kur nuk kanë lidhje direkte me kauzën.
Cseh theksoi se është koha për të propozuar figura të reja dhe vizionare, “jo të njëjtat fytyra të vjetra që publiku nuk i beson më”, dhe të ndërtohet një lëvizje tërheqëse për votuesit, përqendruar jo vetëm te aspektet ligjore të shkeljeve, por edhe te çështje që i prekin drejtpërdrejt qytetarët si kriza e jetesës, kujdesi shëndetësor e arsimi.
Forumi nxori në pah edhe shembuj nga Turqia dhe Serbia, me politikanë opozitarë që paralajmëruan për “autoritarizëm të kamufluar” me mjete ligjore, institucione të boshatisura dhe një shfaqje të rreme demokracie.
“Nuk duket si diktaturë, por funksionon si e tillë,” tha deputetja serbe Tamara Tripic, duke shtuar se njerëzit shpesh tregohen të gatshëm të heqin dorë nga liria për një iluzion rendi e sigurie.
Gazetari hungarez Szabolcs Panyi tregoi ndërkohë se edhe qasja e Trump ndaj mediave ngjan me atë të Orbán: margjinalizimi i mediave të pavarura, favorizimi i “propagandistëve”, goditja ndaj radiove e televizioneve publike dhe presioni mbi konglomeratet mediatike përmes padive të kushtueshme.
Mesazhi i përbashkët nga paneli: mos pritni që furtuna të mbarojë. “Do të vazhdojë të bjerë,” tha përfaqësuesja turke Ceylan Akçe.
“Nëse prisni të pushojë, nuk do të pushojë kurrë. Duhet të mobilizoheni dhe të mos dekurajoheni”, shtoi më tej.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter

25/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Skenar i papritur, Asllanit i del emri larg Europës, topi i kalon Inter – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al