• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hyn në fuqi ligji “anti-LGBT” në Hungari/ BE kritika të shumta

07/07/2021
Hyn në fuqi ligji “anti-LGBT” në Hungari/ BE kritika të shumta

Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homoseksualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të miturit, hyri në fuqi sot. Parlamenti i Hungarisë e miratoi këtë masë muajin e kaluar. Kritikët e shohin atë si sulm mbi të drejtat e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT).Sipas tyre, ligji i stigmatizon pakicat seksuale.

“Ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten ‘zona të lira nga LGBTIQ’. Evropa kurrë nuk do të lejojë që pjesë të shoqërisë sonë të stigmatizohen”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në Twitter.
“Kur ne ngrihemi për pjesë të shoqërisë sonë, ne ngrihemi për lirinë e shoqërisë sonë si e tërë”, shtoi ajo.
Në Budapest, muajin e kaluar, kishte protesta kundër ligjit. Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualitetit. “Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, ka thënë ai. Orban ka thënë se liderët evropianë veprojnë si “kolonialistë” me kritikat e tyre ndaj ligjit. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kanë sugjeruar që Orban t’i mbrojë vlerat e BE-së ose ta tërheqë Hungarinë nga blloku 27-anëtarësh./REL

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al