• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hyn në fuqi zgjerimi me 12 milje në Jon, Greqia: E kemi të drejtën tonë!

28/12/2020
Hyn në fuqi zgjerimi me 12 milje në Jon, Greqia: E kemi të drejtën tonë!

Hyn në fuqi dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ministria e Jashtme greke ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare mbi dekretin presidencial që u miratua dy ditë më parë dhe që ka ngjallur debat të fort politik në Shqipëri. Ministria e Jashtme e vendit fqinj e cilëson vendimin për zgjerimin me 12 milje si të drejtë të patjetërsueshme.

“Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për hyrjen në fuqi sot të Dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt në Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez.

Dekreti Presidencial u lëshua në përputhje me ligjin ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit. Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën ndërkombëtare.

Greqia është e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit dhe gjithmonë vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” mbyllet deklarata.

Dy ditë më parë zyrtarisht Greqia njoftoi zgjerimin me 12 milje në detin Jon duke shkaktuar reagim në Tiranë me akuza kundër qeverisë Rama për shitjen e detit. Partia Demokratike dje i bëri 6 pyetje Edi Ramës duke kërkuar transparencë.

“Përse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë në lidhje me negociatat për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, megjithëse negociatat për këtë qëllim kanë ri-filluar që më 2013?

Cilët janë elementët që janë negociuar, ne lidhje me çfarë është rënë dakord dhe çfarë nuk është rënë dakord?

A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë?

A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese?

A ka analizuar qeveria shqiptare pasojat juridike dhe të tjera të kësaj shtrirjeje për të cilën mediat kanë raportuar prej kohësh?

Nëse ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë?“.

Por si iu përgjigj Edi Rama opozitës? “Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë!

Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as të kuptojnë” tha kryeministri, ndër të tjera. Debati vazhdon…

Related Posts

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë
Kryesore

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë
Kryesore

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!
Kryesore

Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

14/08/2026
Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit
Kryesore

Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit

14/08/2026
Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën
Kryesore

Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

14/08/2026
SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit
Kryesore

SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit

14/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al