Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi në aksin rrugor “Ura e Lekrit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Dragot”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, 53-vjeçari, ka dale nga rruga dhe si pasojë, është batuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.