POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Çarshovë-Ura e Leklit”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.