POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 68 vjeç, banues në fshatin Dervician, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









