Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim, është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se, i kërkuari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit. Bëhet me dije se ky shtetas rezulton i kërkuar pasi është dënuar me katër vite burgim nga gjykata e Pirgo në Greqi për vjedhje.