• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I dënuar nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, kush është minoritari grek viktima e parë e ardhur nga Spaçi

26/06/2025
I dënuar nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, kush është minoritari grek viktima e parë e ardhur nga Spaçi

Kostandin Nikolla Kondololi, i vitlindjes 1904, nga Sopiku i Gjirokastrës, minoritar grek, me profesion blegtor, por i cilësuar edhe kulak, rezulton i vdekuri i parë i ardhur nga Reparti nr.303 Spaç. Kostandini ishte arrestuar më 3.7.1960 në kohën kur bëheshin arrestimet e mëdha të komplotit imagjinar, por tejet të pamundshëm të organizuar gjoja nga çamët e minoritarët, në bashkëpunim me agjenturat e huaja që ishin kundërshtare të njëra-tjetrës, te i cili Teme Sejko njihet si më kryesori. Një akuzë krejt skizofrene, e cila ishte e pamundur të realizohej dhe koordinohej, në të cilën sigurisht anëtarët e “organizatës” as e njihnin njëri-tjetrin.

Ai u përfshi në një proces së bashku me shtetasit Llambro Sotir Vangjeli dhe Thanas Sotir Vangjeli nga Skoreja e Gjirokastrës. U akuzuan në bazë të nenit 64 në kombinim me nenin 14 të Kodit Penal, për tradhti ndaj atdheut, se “në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjithmonë të udhëhequr nga motive kundërrevolucionare, qysh nga viti 1947 e deri në vitin 1960…”, janë vënë në shërbim të zbulimit grek dhe kanë kryer një seri detyrash agjenturiale”.

Gjykata Ushtarake Gjirokastër, me vendimin nr.30, datë 21.11.1960, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.92, datë 28.12.1960 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. U sëmur rëndë nga tuberkulozi (TBC) kur vuante dënimin në Repartin nr.303 Spaç. Në këtë gjendje u soll në spitalin e burgut në Tiranë, ku vdiq më 15.4.1969, në moshën 65 vjeçare. Kësisoj ai rezulton i vdekuri i parë nga Spaçi, në vitin e parë të funksionimit të kampit./ Kujto.al

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur!

Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur!

27/12/2025
Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al