POLICIA E SHTETIT
Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Gjirokastër, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. H., 34 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel. Arrestimi u bë pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë kontrollit fizik ndaj tij, gjetën një sasi cannabisi.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe telefonin celular të të arrestuarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









