• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“I lumtur te Austin”, rrëfimi i Uzunit: Mora ofertë të mirë nga një skuadër, por transferimi dështoi

07/05/2026
Uzuni e nis me gol, Muçi e Asllani bëjnë “kamerierin” në Turqi (VIDEO)

Në emisionin “Në shtëpinë e futbollit”, sulmuesi i Kombëtares, Uzuni, i cili luan në MLS për Austin FC, preku tema të ndryshme.

Si po shkon karriera jote në Amerikë?

Është e vërtetë që e kam nisur shumë mirë. Vitin e shkuar nuk isha në nivelin ku shoh veten time. Jam me 4 gola deh 4 asiste në 10 ndeshjet e para dhe jam shumë I lumtur për këtë paraqitje.

Si ishte transferimi nga Europa në Amerikë?

Ishte pak e vështirë duke qenë se kultura është tjetër. Vija nga Liga e dytë si Granada dhe La Liga. Isha në një ekip që më përshtatej dhe shënoja gola. Erdha në një ekip si Austin, me mentalitet tjetër dhe jam I lumtur që kam gjetur veten time.

Prezenca e Shqipërisë në Amerikë?

Të them të drejtën, në ndeshjen në Toronto më dukej sikur jam në “Air Albania”. Në çdo ndeshje që luaj jashtë dhe në shtëpi, ka flamuj shqiptar dhe është diçka e mirë që nuk e harrojnë kurrë Shqipërinë.

Ka qenë vit I suksesshëm për Kombëtaren. Si e vlerëson ti në total?

Aman mos na e kujto të lutem. Është e vërtetë dhe besoj të gjithë jemi dakord që Kombëtarja ka bërë arritje. Të shkosh në Play Off nuk është e lehtë. Kemi bërë maksimumin dhe ndeshje të mira me Serbinë si në Tiranë, ashtu edhe atje. Nuk ishte e lehtë dhe ishte pengu ynë.

Jeni një nga më të rëndësishmit në skuadër. Si e ke parë veten?

Normalisht jam i lumtur sepse për një futbollist është arritja më e madhe të përfaqësosh Kombin dhe mendoj është arritja më e madhe të luash për Shqipërinë. Jam munduar gjithmonë të jap maksimumin sepse ne sulmuesit kemi egon për të shënuar, ndërsa te Kombëtarja kam dhënë 120% edhe kur s’kam shënuar.

Duke qenë se në mars nuk ia dolëm, çfarë qëllimi i ke vendosur veten në muajt e ardhshëm për Shqipërinë?

Realisht siç e thashë, të luash me Shqipërinë është arritja më e madhe dhe një ëndërr. Për mua personalisht, më bëhet mishi kokërr kur e vesh atë fanellë dhe kjo është e rëndësishme. Europiani është objektiv por kam luajtur në nivele të larta duke u përballur me Mesin e Ronaldon. Dua të jem në atë ekip që më bën njeriun më të lumtur.

Më kujto disa nga momentet më të bukura në 2025-ën me Shqipërinë.

Për mua më e rëndësishmja dhe që jam ndjerë shumë i lumtur është çdo ndeshje, por veçoj ndeshjen në Serbi dhe atë në Andorra ku dhashë asistin që na kualifikoi në “Play Off”.

Po momenti ku ke thënë “Po mund t’ia dalim”?

Ndeshja më e vështirë ishte ajo që kemi bërë me Letoninë, kur kemi barazuar në trasnfertë. E shikoja që ishim të demoralizuar por nga brenda, e flisnim që mund t’ia dalim.

Si duket atmosfera në Kombëtare?

Atmosfera është shumë e mirë, grupi shumë i mirë dhe kualiteti është aty. Gjithmonë ka mundësi për t’u përmirësuar dhe ne duhet të shtyjmë veten tonë në limitet tona. Të luash për Kombëtaren është ëndërr.

Luhen miqësore me Izraelin dhe Luksemburgun ku do të ketë testime. Çfarë mendon për këto dy ndeshje?

Po e di që janë dy miqësore. Dera e Kombëtares është e hapur për çdo lojtarë që bën mirë në çdo ligë si në Shqipëri dhe është moment shumë i mirë për të gjithë lojtarët që kanë pritur ftesën. Çdo trajner do më të mirën për ekipin dhe do lojtarët më të mirë.

Karriera nga Kroacia në Hungari, Spanjë e Amerikë. A ke menduar rikthim në Europë?

Është e vërtetë që kisha ofertë shumë të mirë nga Trabzonspori me Ernest Muçin aty dhe mund të luaja me të sepse e kisha në Ferencvarosh. Ishte i mbyllur si transferim dhe është prishur për çështje 10 minutash. Trajneri më donte shumë dhe kam folur me ta. Kam folur me klubin tim, me presidentin dhe oferta ishte shumë e lartë, thuajse aq sa Austin më bleu te Granada.

A ke ndonjë peng që nuk u transferove?

Në futboll nuk i dihet kurrë. Sot je këtu dhe nesër nuk dihet se ku je. Tani jam shumë i lumtur në Austin dhe njerëzit kanë filluar të më mbështesin shumë. Është e vështirë të kesh mbështetje. Në Amerikë është vështirë. Kur vjen si “star”, njerëzit presin shumë dhe presin të bësh Mesin ose Ronaldon por aty bie besimi dhe duhen shumë lojtarë si yje. Ishte moment i vështirë por tani e kam gjetur veten.

Mesi dhe Ronaldo, je përballur me të dy. Çfarë i bën të veçantë, a ke pasur kontakt me ta?

Si janë këto dy yje të futbollit? Kam luajtur ndaj Mesit e Ronaldos dhe kam qenë ndër më të mirët në fushë në të dyja ndeshjet. Isha unë, Morata dhe Ronaldo lojtarët e ndeshjes. Edhe këtë ndeshje isha një nga 3 më të mirët. Është motivim tjetër të luash ndaj atyre që i ke parë në TV duke ngritur trofe e Kupa. Ka qenë pas Kombëtares, arritja më e madhe për mua në nivel klubi. Të them të drejtën jam fans i Ronaldos dhe nuk kam komunikuar me Mesin. Jam fans tradicional i Ronaldos. Nuk i kam kërkuar fanellën.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Trajneri i Besiktas befason Asllanin, merr vendimin para ndeshjes ndaj Fenerbahce
Sport

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer: Besiktas e ka marrë vendimin për Kristjan Asllanin

07/05/2026
Conte lëviz gjithçka, në Itali “shpërthen” valsi i trajnerëve
Sport

Conte lëviz gjithçka, në Itali “shpërthen” valsi i trajnerëve

07/05/2026
Pritet zyrtarizimi, Flick gati të hedh firmën mbi kontratë, rinovon me Barçën deri më 2028-ën
Sport

Pritet zyrtarizimi, Flick gati të hedh firmën mbi kontratë, rinovon me Barçën deri më 2028-ën

07/05/2026
Conte lëviz gjithçka, në Itali “shpërthen” valsi i trajnerëve
Sport

Conte lëviz gjithçka, në Itali “shpërthen” valsi i trajnerëve

07/05/2026
Reali në kaos total, Mou shihet si shpëtimtar, në Madrid vjen edhe Salah
Sport

Reali në kaos total, Mou shihet si shpëtimtar, në Madrid vjen edhe Salah

07/05/2026
Misioni “double”, Inter tenton edhe kupën, Lautaro rikthehet si protagonist
Sport

Misioni “double”, Inter tenton edhe kupën, Lautaro rikthehet si protagonist

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Uzuni e nis me gol, Muçi e Asllani bëjnë “kamerierin” në Turqi (VIDEO)

“I lumtur te Austin”, rrëfimi i Uzunit: Mora ofertë të mirë nga një skuadër, por transferimi dështoi

07/05/2026
Misse Beqiri thyen heshtjen pas ndarjes nga jeta të ish-partnerit të saj

Misse Beqiri thyen heshtjen pas ndarjes nga jeta të ish-partnerit të saj

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al