Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Sarandë. Policia thotë se një ditë më parë u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin C.R., vjeç 71, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ish-dhëndri, shtetasi A.N., vjeç 47, banues në Xarrë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
©ArgjiroLajm.net








