Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Ersekë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga një skelë ndërtimi.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4 të qytetit, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, ka pësuar një aksident fatal teksa po punonte në një objekt. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.