• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Santorini i tmerruar nga tërmetet, flet shqiptari: S’kam ndërmend të largohem! E njëjta situatë dhe vite më parë

06/02/2025
Paniku nga tërmetet, mbi 6 mijë banorë braktisin Santorinin

Vijojnë tërmetet pranë ishullit të njohur grek Santorini. Lëkundje të forta u regjistruan mes ishujve grekë të Amorgos dhe Santorini, pas disa ditësh me lëkundje të njëpasnjëshme.

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi mbrëmjen e djeshme, duke e bërë atë më të fuqishmin në ditët e fundit.

Kjo u pasua nga një tërmet me magnitudë 4.7 i regjistruar në jug-perëndim të Amorgos në orën 07:50 me kohën lokale të së enjtes, pasi 57 lëkundje u regjistruan midis mesnatës dhe 06:30.

“Mbrëmë ka qenë lëkundja më e madhe 5.2 dhe sot në mëngjes ka pasur shumë lëkundje. Por në përgjithësi është normale. Këtu sizmiologët thonë duhet të regjistrohen deri në 1 mijë lëkundje që të ndalojë aktiviteti sizmiologjik por nuk ka ndikim tek shpërthimi i vullkanit” thotë Niko Topuzi, shqiptar me banim në ishullin grek, ku ka dhe një biznes në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv .

A është e vërtet që ishulli është kthyer në fantazëm për shkak të frikës?

“Kanë lëvizur por ishulli nuk është fantazëm! Mbrëmë kanë ardhur 20 turistë. Shkollat janë mbyllur. Kanë ikur kryesisht familjet që kanë fëmijë dhe gra sepse kanë frikë por unë nuk e kam ndërmend të largohen”, tha ai.

Flet dhe për dezinformimin e shpërndarë në rrjete sociale.

“Santorini është ishull sizmik. Edhe në 2011 – 2012 ka qenë një situatë e ngjashme por unë besoj se është pompuar nga mediat. Rrjetet sociale kanë ndikuar shumë. Shfaqin pamje që nuk ekzistojnë”, shtoi ai.

BBC thotë se më shumë se 11,000 njerëz janë larguar tashmë nga ishulli, me rreth 7,000 që janë nisur me traget dhe 4,000 njerëz me ajër. Ishulli është i banuar edhe nga një komunitet me rreth 7500 shqiptarë të cilët gjithashtu kanë nisur të largohen nga frika.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al