• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I nominuari për CIA-n: Kina kundërshtar i frikshëm autoritar

25/02/2021
I nominuari për CIA-n: Kina kundërshtar i frikshëm autoritar

William Burns, i nominuari i presidentit amerikan Joe Biden për të udhëhequr Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), u ka thënë ligjvënësve më 24 shkurt se “testi më i madh gjeopolitik” për Shtetet e Bashkuara vjen nga Kina, mirëpo ka deklaruar se edhe Rusia përbën kërcënim.
Burns, ish-ambasador në Rusi dhe Jordan, i ka bërë këto deklarata gjatë seancës së konfirmimit të tij në këtë pozitë, para Komitetit të Senatit për Inteligjencë.

Ai e ka quajtur Kinën “të frikshme dhe kundërshtare autoritare”, që është duke rritur fuqinë për të vjedhur pronën intelektuale, për të shtypur njerëzit e saj, dhe për të ndërtuar ndikim brenda Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, ai ka thënë se mund të ketë hapësirë për bashkëpunim me Pekinin, në fushat si ndryshimet klimatike dhe mospërhapja e armëve bërthamore.
Ai ka thënë se Rusia vazhdon të përbëjë kërcënim potencial, ndonëse në disa aspekte është duke i rënë fuqia botërore.
“Për aq kohë sa Vladimir Putin është lider i Rusisë, ne do veprojmë në një fushë të ngushtë të mundësive, kundrejt konkurrencës së ashpër të kundërshtarit”, ka thënë ai.
Sipas tij, sulmet e fundit kibernetike në departmentet e Qeverisë amerikane, mbrapa të cilave besohet se është Rusia, shpërfaqin rreziqet e nënvlerësimit të Kremlinit dhe shërbejnë si thirrje “e ashpër zgjimi” për dobësitë e zinxhirëve të infrastrukturës kritike.
Ai ka thënë se administata Biden do të hartojë së shpejti një raport për të vlerësuar raportet me Rusinë, përfshirë hakimin.
Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë përfshirjen në këtë incident.
Burns, 64-vjeçar, pritet të fitojë konfirmimin dhe të bëhet diplomati i parë i karrierës që drejton CIA-n.
Ai është konfirmuar nga Senati pesë herë në të kaluarën, për punën e tij si ambasador në Jodan, Rusi dhe tri pozita të larta të Departamentin e Shtetit./Rel

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al