• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I pakënaqur nga marrëveshja e tarifave, Macron mesazh Trump e von der Leyen: Nuk mbaron këtu

31/07/2025
I pakënaqur nga marrëveshja e tarifave, Macron mesazh Trump e von der Leyen: Nuk mbaron këtu

“Nuk mbaron këtu.” Më tepër sesa premtim, tingëllon si kërcënim nga presidenti francez Emmanuel Macron që ka shënjestruaar sërish marrëveshjen me SHBA-të për tarifat dhe punën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkruan La Repubblica.
“Do të kishim parapëlqyer”, tha zëdhënësja e qeverisë franceze, Sophie Primas, “që kjo marrëveshje të ishte përmbyllur në kushtet e zakonshme të negocimit që do të thotë në një kontekst zyrtar dhe jo në një fushë private golfi në Skoci.”
Vendndodhja tërësisht anti-institucionale dhe sjellja e presidentes kundrejt homologut të saj paraqiti një imazh të papranueshëm: mposhtjen. Parisi është flamurmbajtësi i kritikave dhe kjo anë vetëm po  shtohet. Kritikat për marrëveshjen dhe mosbesimin ndaj Donald  Trump po dalin më qartë dhe shqetësimi po shtohet. Veç Spanjës,  edhe Gjermania ka nisur ta moderojë entuziazmin. Edhe qeveria italiane, nën presionin e shumë kompanive, po shfaq më pak entuziazëm sesa ditët e mëparshme.
Kritika kryesore e Élysée lidhet me qëndrimin e BE-së kundrejt SHBA-ve. “Nuk e kanë mjaftueshëm frikë.  Europa nuk e konsideron veten një forcë të pushtetshme. Që të jemi të lirë, duhet të na kenë frikë. Nuk na kanë frikë mjaftueshëm”, tha Macron. Për këtë arsye, “Franca ka mbajtur gjithnjë një pozicion të prerë  dhe kërkues. Do të vazhdojë ta bëjë. Ky nuk është fundi i historisë dhe ne nuk do të ndalemi këtu.” Macron po synon “përjashtime të reja” për të “riekuilibruar tregtinë tonë, sidomos te shërbimet.”
E vetmja anë pozitive është “qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria” e kushteve nën të cilat do të veprojnë kompanitë e eksportit. Qeveria franceze në veçanti po shtyn drejt përjashtimit për mjetet e aviacionit,  verën dhe alkoolin nga tarifa e përgjithshme  15%.
Marrëveshja zyrtare po diskutohet ende, nesër duhet të paraqitet një deklaratë për të zyrtarizuar marrëveshjen dhe pezulluar tarifat e mëparshme. Europa është gati që t’i ngrijë për gjashtë muaj, duke  filluar nga 4 gushti. Por ka ende shumë  pyetje, boshllëqe dhe dyshime.
Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, konfirmoi se ka ende disa çështje për t’u zgjidhur. E para, taksa web. “Në tavolinë, do të ketë taksa të shërbimit digjital dhe sulm drejt kompanive tona të  teknologjisë. Ka ende shumë për të diskutuar.”
Zëvendëspresidentja e Komisionit, Teresa Ribera, u përpoq ta mbronte von der Leyen duke sulmuar përtacinë e qeverive kombëtare. Ndërkohë, Komisioni ka qartësuar disa aspekte të marrëveshjes, sidomos ato që lidhen me energjinë. Angazhimet e ndërmarra nuk janë të detyrueshme për kompanitë që blejnë fizikisht gaz, naftë dhe produkte nukleare. BE do të vetëkufizohet në lehtësimin e kontakteve dhe kontratave. Gjithashtu theksoi se 750 miliardë dollarë në tre vjet  përshtatet plotësisht me nivelet e tanishme të  importit, sidomos kur merret në konsideratë qëllimi për të eliminuar blerjet nga Rusia që ende arrijnë në 23 miliardë dollarë në vit.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al