Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 25 vjeç, banues në Patos, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kontrollin fizik dhe për verifikimin e dokumentacionit të automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.