Një shqiptar është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur me 107 kg kanabis në Kallpaq të Janinës.
Operacioni është zhvilluar në Kallpaq të Janinës, ndërsa shqiptari i arrestuar është shtetasi me inicialet V. B nga Gjirokastra lëvizte me një makinë në kufirin e gjelbërt. Pas ndalimit të tij në makinë i janë gjetur 91 pako me 107 gram kanabis.
Po ashtu shqiptar i janë sekuestruar edhe 180 euro si dhe 2 celularë. Greqia është bërë shpesh herë rrugë transporti për trafikantët shqiptarë të cilët, përdorin këtë shtet për të shpërndarë lëndë narkotike.