POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në fshatin Karjan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Karjan-Gjirokastër”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që e drejtonte pa leje, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga përplasja është dëmtuar 16-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.