• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbështetësit e Dinamos dalin kundër klubit: Dështoi ekipi, dështoi trajneri, dështoi presidenca! Edhe Vora ka më shumë tifozë

17/03/2026
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Situata e vështirë dhe rezultatet negative të fundit të Dinamos, kanë sjellë reagimin e tifozëve të klubit blu. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ata kanë shprehur pakënaqësinë e thellë për ecurinë e skuadrës gjatë këtij sezoni, duke theksuar se pritshmëritë për një ekip që synonte titullin kampion kanë mbetur shumë larg realitetit në fushë.

Në reagimin e tyre, tifozët kritikojnë jo vetëm performancën e ekipit, por edhe mënyrën se si është menaxhuar klubi në nivele të ndryshme. Ata flasin për një dështim të projektit të quajtur “Dinamo City”, duke akuzuar drejtuesit për keqmenaxhim dhe për moskrijimin e një projekti të qëndrueshëm sportiv që do të sillte rezultate dhe do të rikthente tifozët në stadium. Sipas tyre, një skuadër me historinë dhe traditën e Dinamos nuk mund të mbetet jashtë objektivave kryesorë të sezonit. Në deklaratë, tifozët kërkojnë që drejtuesit të pranojnë përgjegjësinë për situatën e krijuar dhe të hapin rrugën për ndryshime që, sipas tyre, do t’i rikthenin klubit identitetin dhe ambiciet për të qenë sërish në majën e futbollit shqiptar.

DEKLARATA E PLOTË E TIFOZËVE

“Ikni nga Dinamo! Kjo Dinamo City ka dështuar ashtu si projekti i portit të Durrësit. Një ekip që duhet të ishte në krye të tabelës tashmë është jashtë çdo objektivi. Sezoni nisi me synimin për të fituar titullin dhe tashmë ekipi është jashtë objektivit. Ka dështuar ekipi, ka dështuar trajneri, ka dështuar drejtori, ka dështuar presidenca.

Projekti i bujshëm ‘Dinamo City’ është një dështim sepse nuk ka asnjë binjakëzim me Manchester City, por vetëm keqpërdorje të emrit të Dinamos. Nëse kjo presidencë pas kaq vitesh di vetëm të ndryshojë emra e stema dhe jo të ndërtojë ekip kampion, fare mirë mund të largohet dhe të afrohen investitorë të aftë për ta nxjerrë ekipin kampion, të aftë për të afruar tifozët. Të ketë Vora më shumë tifozë se Dinamo është tjetër dështim i drejtuesve të paaftë për t’i kthyer tifozët në stadium dhe për të krijuar frymë.

Tek Dinamo larguan Hekuran Berishën, i cili deri tani ka shënuar 4 gola me Dukagjinin dhe vuan për shënues. Nuk ju shpëton Kupa. Pranoni dështimin, jepni dorëheqjen dhe Dinamos t’i kthehet emri dhe identiteti. DINAMO TIRANA 1950″, shkruhet në reagim. Reagimi i tifozëve vjen në një moment delikat për Dinamon, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi që do të ketë skuadra në ndeshjet e mbetura dhe si do të luftojë deri në fund për objektivat që ka klubi


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Franca, letër e hapur e Mbappe pas Botërorit: Kthehemi edhe më të fortë!
Sport

Franca, letër e hapur e Mbappe pas Botërorit: Kthehemi edhe më të fortë!

27/07/2026
Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura
Sport

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

27/07/2026
Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…
Sport

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

27/07/2026
UEFA Champions League/ Egnatia luan nesër ndaj Celje-s, sfidë vendimtare për kalimin në raundin e tretë
Sport

UEFA Champions League/ Egnatia luan nesër ndaj Celje-s, sfidë vendimtare për kalimin në raundin e tretë

27/07/2026
Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t
Sport

Napoli mund pastër Carraresen, vjen fitorja e parë për nënkampionët në drejtimin e Max Allegri-t

27/07/2026
“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes
Sport

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

27/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca, letër e hapur e Mbappe pas Botërorit: Kthehemi edhe më të fortë!

Franca, letër e hapur e Mbappe pas Botërorit: Kthehemi edhe më të fortë!

27/07/2026
Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al