• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I riu nga Nigeria vjen për studime në Shqipëri: Pasi të mbaroj shkollën dua të jetoj këtu

16/02/2025
I riu nga Nigeria vjen për studime në Shqipëri: Pasi të mbaroj shkollën dua të jetoj këtu

22 vjeçari Daud Ibrahim Dachia ka lënë vendlindjen e tij Nigerinë në Afrikë për të studiuar në Shqipëri. Dauti është në vitin e tretë të studimeve për Teologji në një nga universitetet private të vendit.

“Unë jam Dauti, studioj këtu, sepse doja të ndiqja studimet jashtë vendit tim”.

Për Shqipërinë nuk kishte dëgjuar më parë, por, zgjodhi që të ardhmen e tij t’ia besonte rekomandimeve të profesorëve të tij të gjimnazit.

“Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë, por ma rekomandoi shkolla jonë atje në Nigeri”.

Në Shqipëri 22 vjeçari thotë se ndihet i lumtur si në vendin e tij, ndërsa tregon se këtu më shumë i pëlqen Tirana, edhe pse ka vizituar një pjesë të mirë të qyteteve të vendit. Historia qindra vjeçare dhe tradita shqiptare, padyshim që kanë rënë në sytë e të riut.

“Më pëlqen Shqipëria shumë, por më shumë më pëlqen Tirana, sepse unë jetoj këtu. Durrës, Vlorë, Berat, kam vizituar. Të gjithë njerëzit këtu kanë respekt për Skënderbeun”.

Vështirësitë ishin të shumta për Dautin, pasi përshtatja në vendin tonë pas largimit nga një familje e madhe me 12 anëtarë ishte tepër sfiduese. Mësimi i Gjuhës Shqipe ishte e vështirë, por, edhe në këtë rast, ai ia ka dal më së miri. I riu na tregon edhe fjalët e para që mësoi shqip, si dhe shprehjet më të pëlqyera të tij.

Cilat fjalë të pëlqejnë më shumë shqip?

“Më pëlqen sigurisht, dhe me rob shpie”.

Edhe përshtatja me ushqimin nuk ishte e lehtë, por, sot pas 3 vitesh qëndrimi në Shqipëri, Dauti ka gatimet e tij të preferuara.

“Më pëlqen pilafi, byreku me patate, fasulet dhe ballkavaja e sheqeparja”…

Pas përfundimit të studimeve Bachelor, ai planifikon që të studiojë për gazetari për të ndjekur rrugën e dy prindërve të tij.

“Më pëlqen gazetaria se dy prindërit e mi janë gazetarë”…

Vitet ikin shpejt, dhe studimet përfundojnë, por, Dauti e ka vendosur të qëndroj në kryeqytetin shqiptarë, pasi tashmë është miqësuar aq shumë me Shqipërinë dhe njerëzit.

“Do rri të punoj këtu”./abcnews.al

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al