Një shofer prangoset nga Policia, u kap në timon në gjendje të dehur Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin E. Ç., 31 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i tij është kryer pasi, sipas Policisë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet për procedim i janë referuar Prokurorisë Sarandë, e cila do të vijojë hetimet për rastin.