• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I sapokthyer nga Gjermania, 29-vjeçari humbet jetën nga Covid në Tiranë

25/01/2021
I sapokthyer nga Gjermania, 29-vjeçari humbet jetën nga Covid në Tiranë

Një tjetër ditë tragjike në vendin tonë, pasi mes 9 viktimave nga koronavirusi ishte edhe një i ri nga Librazhdi. Burime për mediat mësojnë se 29-vjeçari që ndërroi jetë nga Covid ditën e sotme është Olsi Skura nga fshati Pishkash. Pas disa ditëve i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur në periudhën e pandemisë si COVID-2, zemra e të riut sot pushoi së rrahuri. Skura nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese, por sipas burimeve, virusi i ka shkaktuar 29-vjeçarit trompozë. Ai ka qenë emigrant në Gjermani dhe sapo ishte kthyer.

Nisur nga shenjat që kishte, fillimisht në spitalin e Përrenjasit dyshimet ishin se temperatura ishte si pasojë e ftohjes, por më pas u nis me urgjencë për te spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku sot ndërroi jetë.

Viktimat që u shënuan sot janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja. Ndërkohë që nga 1918 testime që u bënë në të gjithë vendin u zbuluan 538 raste të reja me koronavirus. 401 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit./ abcnews/

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë po ndodh mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi?

Çfarë po ndodh mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi?

20/05/2026
VIDEO/ Aston Villa gati të “pushtojë” Stambollin, dy gola në pjesën e parë të finales së Europa League

VIDEO/ Aston Villa gati të “pushtojë” Stambollin, dy gola në pjesën e parë të finales së Europa League

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al