• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I sëmuri me tumor kërkon të shesë shtëpinë që të kurohet, por zbulon gabimin në hipotekën e pronës

24/10/2024
I sëmuri me tumor kërkon të shesë shtëpinë që të kurohet, por zbulon gabimin në hipotekën e pronës

Arben Bylyshi, një 55-vjeçar nga Vlora, emigrant prej vitesh në Kanada, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Stop” në Tv Klan për hipotekën e shtëpisë së tij në Vlorë.

Banesa në fjalë është pajisur me hipotekë përmes legalizimit në 2012-ën, por gabimisht ka dalë me një kat e pasqyruar në kartelë, dhe jo me dy kate, siç është faktikisht. Arbeni tregon se me legalizimin e shtëpisë është marrë nëna e tij e moshuar, që ka shkuar çdo javë për 4 vjet nëpër zyrat e legalizimit.

“Unë quhem Arben Bylyshi jam qytetar i Vlorës, por për momentin po jetoj në Toronto të Kanadasë. Kam një banesë dy katëshe për të cilën i kam paguar shtetit tokën, lekët për dy katëshen në legalizimet që janë bërë në vitin 2012. Nëna ime e cila është në një moshë të madhe, u mor me këtë çështje për 2 deri në 3 vjet derisa morëm legalizimet. Dhe Kadastra e Vlorës na i ka dhënë shtëpinë për një kat, kurse ne bashkë me nënën e kemi paguar shtëpinë për dy kate,” thotë denoncuesi.

Hipotekimi i shtëpisë për Arbenin është emergjent, pasi ai është diagnostikuar me tumor më shumë se një vit më parë dhe kërkon të shesë shtëpinë në Vlorë për kurim në Kanada. Arbeni ka gjetur blerësit, por nuk e shet dot, pasi hipoteka ka dalë me një kat.

“Unë para një viti e gjysmë u diagnostikova me sëmundjen e kancerit, dhe po vazhdoj trajtimet në një spital ku 50% të shpenzimeve i mbulon shteti dhe 50% duhet t’i mbuloj vetë. Bashkë me fëmijët e mi dhe me gruan time ramë dakord që ta shesim shtëpinë, që të plotësojmë kërkesat që na nevojiten këtu, për të paguar spitalet në Kanada. Por, na ka hapur probleme certifikata e pronësisë që na ka dhënë Kadastra e Vlorës. Gjetëm dhe blerësit, dy persona nga Kosova të cilët do ta blinin shtëpinë tonë dhe ramë dakord për çmimin. Por, kur shkuan atje që nëna ime bashkë me vëllain u treguan certifikatën, ata panë gabimin në certifikatën e pronësisë. Shtëpia nuk ekzistonte me dy kate siç u kishim thënë ne, por ekzistonte me një kat,” tregon për emisionin “Stop” denoncuesi.

Gazetari i “Stop” e çoi këtë rast në Kadastrën e Vlorës, ku na thanë, se hipoteka e Arbenit ka dalë me një kat, pasi nga dokumentacioni në dosje, rezulton që Arbeni ka aplikuar dy herë, në vitet 2005 dhe 2009.

Në vitin 2005 shtëpia e tij ka qenë një katëshe. Në vitin 2012, kur është shqyrtuar kërkesa sipas VKM-së së kohës, është legalizuar kërkesa e vitit 2005.

Sipas drejtuesve të Kadastrës Vlorë, brenda një kohe të shkurtër nga kërkesa e avokatit të Arben Bylyshit, hipoteka e shtëpisë do të dalë me dy kate.

Gazetari: Do të doja shkurtimisht se si figuron në regjistrat e Kadastrës tashmë që ka bërë zoti Arben Bylyshi në vitin 2005?

“Arben Bylyshi ka bërë një vetëdeklarim, që paraqitesh në bashkitë ose në njësitë administrative, në vitin 2005 dhe formulari që zotëria ka deklaruar është një kat banesë që është vetëdeklarimi. Dhe nga foto duket objekti një katesh, dhe është pajisur në vitin 2012 me lejen e legalizimit. Pas lejes ai ka vazhduar me regjistrimin, dhe më pas ka bërë këtë lloj ankese dhe po shprehet për objektin e tij që e ka me dy kate, se realisht në atë periudhë ka qenë dy kate. Por, në atë periudhë VKM-ja nuk të lejonte që ti ta trajtoje dy katëshe se në fotot e vitit 2007 e ka pasur akoma një katëshe, dhe vetëdeklarimi është një kat,” tha drejtuesi i Kadastrës Vlorë.

Gazetari: Pra e gjithë procedura është në rregull?

“Në vitin 2013 kanë qenë të hapura që çdo qytetar të deklaronte katin shtesën, ose dy kate varet sipas ndryshimeve që ka bërë, sepse qyteti e ka deri në vitin 2015 pjesën e imazhit, ortofots që ne të trajtojmë dosjet. Por, duke qenë se zotëria në fjalë për arsye shëndeti, ose për arsye që nuk ka qenë, ndoshta ka harruar ta bëjë këtë pjesë vetëdeklarimi. Duke qenë se ai ka harruar ne do i japim mundësinë që ai të bëjë një kërkesë me shkrim, që ne të arrijmë të trajtojmë shtesën në ndërtesë që i ka ngelur pa u pajisur me lejen e legalizimit,” sqaroi më tej drejtuesi i Kadastrës Vlorë./tvklan.al

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

18/12/2025
PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al