• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I theu këmbën fëmijës 3 vjeç, policia lë të lirë edukatoren

07/11/2023
I theu këmbën fëmijës 3 vjeç, policia lë të lirë edukatoren

Policia ka lënë nën hetim në gjendje të lirë ekudatoren Majlinda Dehima, e cila dhunoi dhe i theu këmbën një 3-vjeçareje në kopshytin Stinët në Tiranë. Po ashtu janë pezulluar dhe vënë nën hetim dhe tre punonjës policie për rastin. Nën hetim janë vënë efektivët Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj Ky reagim i policisë ka ardhur disa ditë pas ngjarjes së rëndë, e cila u transmetua ditën e djeshme në emisionin Stop.

Njoftimi i Policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur nëpërmjet pamjeve filmike të transmetuara mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “STOP”, për ngjarjen e ndodhur në një kopsht privat, rast për të cilin familjarët e fëmijës së dëmtuar akuzojnë strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, se nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit administrativ, me qëllim verifikimin e procedurave standarde të kryera nga punonjësit e Policisë. Nga verifikimet paraprake të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka rezultuar se strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji, por është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Këqyrja e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e kopshtit është bërë pas transmetimit të rastit, në emisionin investigativ “STOP”, dhe materialet shtesë janë dërguar në Prokurori, më datë 06.11.2023. Njëkohësisht ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për shtetasen M. D., me detyrë kujdestare në këtë kopsht, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Në përfundim të verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, parashikuar nga neni 209 i Rregullores së Policisë së Shtetit “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë” dhe u bë pezullimi nga detyra, për punonjësit e Policisë: Komisar R. D., me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë; Nënkomisar Y. Ç., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1; Nënkomisar E. B., me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon stafin e emisionit investigativ “STOP” për bashkëpunimin dhe për denoncimin e rasteve të paligjshmërisë. Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën, duke iu garantuar reagim të ashpër ndaj tyre, sepse për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme është shumë i rëndësishëm procesi i vetëpastrimit nga radhët e Policisë, i punonjësve që abuzojnë me detyrën dhe me ligjin.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit.

Related Posts

Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë – Balkanweb.com – News24

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë – Balkanweb.com – News24

30/10/2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al